Home » Lajme, Vendore » KËSHILLI ORGANIZATIV I BASHKËSIVE LOKALE: FTESË PUBLIKE

KËSHILLI ORGANIZATIV I BASHKËSIVE LOKALE: FTESË PUBLIKE

Këshilli organizativ i Bashkësive lokale, në bashkëpunim me veteranët e luftës të komunës së Preshevës lidhur me ngritjen e lapidarit “DËSHMORËVE TË KOMBIT”,në mbledhjen e përbashkët shpallë:

 

FTESË  PUBLIKE

 

Për grumbullimin e mjeteve finansiare lidhur me realizimin e projektit më të rëndësishëm në Luginën e Preshevës. “ DËSHMORËT E KOMBIT” ,qe dhanë më të shtrenjtën  JETËN  për lirinë tonë, andaj kemi obligim moral, kombëtar që t*ja ngrisim lapidarin në shenjë rrespekti për gjeneratat e ardhshme.

Ata për ne dhanë shumë, kurse ne cka kontribuam gjatë këtyre njëmbëdhjetë vjetëve, është koha dhe momenti më i volitshëm historik që në këto troje etnike të ngrisim një objektë i cili do të shkruhet me shkronja të arta për dëshmorët e kombit.

Lapidari do të ndërtohet në një lokacion tejet të përshtatshëm në “GURISHTE”, në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të shprehin vullnetin dhe të tregojnë soladiritetin e tyre moral e kombëtar ndaj “DËSHMORËVE TË KOMBIT”.

 

Me rrespekt.

 

KËSHILLI ORGANIZATIV I BASHKËSIVE LOKALE

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch