Home » Lajme, Vendore » Këshilli Organizativ i Protestave Paqësore në Konçul – Reagim

Këshilli Organizativ i Protestave Paqësore në Konçul – Reagim

ARROGANCA DHE HAJGARET E NJË ZYRTARI

Zyrtari i lartë në administratën komunale të Bujanocit, Nexhat Behluli, përmes profilit të vet të rrjetit social facebook, e të publikuar në portalin www.lugina-lajm.com, është tallur me protestën paqësore “kundër veprimeve të fundit të ushtrisë serbe në fshatin Konçul”.

Vlerësimet e tij rreth protestës, të cilën, ai, e ka bojkotuar, nuk janë më të ulëta se ato, të cilat i thonë zyrtarët e Beogradit dhe individë të caktuar, të cilët me veprimet e tyre antikombëtare dhe antiqytetare e kanë sjellë popullatën shqiptare në këtë gjendje çfarë është sot, nga më të rëndat që nga përfundimi i luftës në Luginë.

Për Nxhat Behlulin, është me rëndësi numri i protestuesve se sa përmbajtja e protestës, qëllimi i saj, kërkesat, mesazhi etj. Por, si duket ky farë “zyrtari” ka pritur në këtë protestë të marrin pjesë me dhjetëra mijëra njerëz, të bëhet një demonstrim i forcës mes protestuesve, apo “protestantëve” siç i quan ai dhe të policisë, për të intervenuar pastaj me kamionët e tij të dikurshëm për t’i bartë të plagosurit apo të vdekurit për në Serbi, ashtu sic i barte dikur nga Kosova me interes kufomat për në Maçkaticë.

Këshilli Organizativ i Protestave Paqësore në Konçul, nuk ia zë për të madhe këto që thotë Nexhati, ngase ai nuk gajlohet shumë edhe pse përmbi shtëpinë e tij në Lluçan një Kryq i madh i përmendores së xhandarmërisë, i bënë hije dhe e mbron nga të këqijat e pobratimllëkut.

Konçul, më 21.03.2013                                                                                            Nga Këshilli Organizativ

i Protestave Paqësore në Konçul

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch