Home » Lajme, Vendore » KËSHILLI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – K U M T E S Ë

KËSHILLI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – K U M T E S Ë

KDNJ-Presheve Kumtese doc 19.07KËSHILLI PËR TË DREJTAT  E NJERIUT                             

K U M T E S Ë

Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka organizuar tryezën, me temën: “(Mos)realizimi i të drejtave të komunitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar” e cila është mbajtur në sallën e konferencave të Kuvendit Komunal në Preshevë.

Për pos, përforcimit të bashkëpunimit midis sektorit civil dhe atij institucional dhe shoqëror, në përgjithësi, kjo tryezë ka për synim gjithashtu që të trajtohen temat, sfidat dhe nevojat; lidhur me veprimtarinë e deritanishme të KDNJ-Presheve Kumtese 19.07.2014Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), por edhe ato të mëtejme; në prag të organizimit të zgjedhjeve për institucionin përkatës.  Gjithashtu, në këtë tryezë u trajtua në përgjithsi gjendja e drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përkatësisht raporti i së drejtës me shqiptarët si pakicë kombëtare mbrenda rendit kushtetues e ligjor të Republikës së Serbisë.

KDNJ-Presheve Kumtese 19.07.2014-4Në këtë tryezë morrën pjesë Shaip Kamberi- deputet popullor në Parlament, Galip Beqiri – Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ramiz Latifi – kryetar i Kuvendit komunal në Preshevë, Skender Destani- zv/kryetar i komunës së Preshevës, Naser Haziri – Unioni Demokratik Shqiptar si dhe një numër nga shoqëria civile, mediat dhe të interesuarit.

KDNJ-Presheve Kumtese 19.07.2014-3Të gjithë bashkëbiseduesit u dakorduan në disa çështje që ishin themelore për realizimin e të drejtave të shqiptarëve. Platformapolitike e vitit 2006 dhe dokumenti Masat Urgjente për realizimin e drejtave të shqiptarëve si dokumente të vetme me një koncezus të gjerë politik të të gjitha subjekteve politike. KDNJ-Presheve Kumtese 19.07.2014-2Gjithashtu, mungesa e unitetit politikë tek faktori shqiptarë inkurajon mosrealizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe mungesa e bashkpunimit mes deputetëve popullor – pushteteve lokale dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në debat e sipër është theksuar se piknisje e (mos)realizimit të drejtave shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk mund të mirret viti i themelimit të KKSh, por viti 2001 kur pas konfliktit “shqiptarëve iu ofrua një set i drejtave” me Programin e dy Qeverive të atëhershme. Ndërkaq, është vlersuar se “shqiptarët janë në gjendje të njëjtë, mos edhe më të keqe, sa i përket integrimit dhe zhvillimit ekonomik si të drejta të garantuara jo vetëm nga dy qeveritë e atëhershme por edhe nga faktori ndërkombëtar”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress