Reagim
Këshilli për të Drejtat e Njeriut dënon veprimin e gazetarit të RTV “Bujanoci”, Mukarrem Ahmeti ndaj kryeredaktorit të revistës “NACIONALI”, Baki Rexhepi. Këshilli për të Drejtat e Njeriut i vlerëson veprimet përkatëse si tendencë për ta disiplinuar informimin dhe si sulm ndaj së drejtës së gazetarëve për të informuar, të garantuar me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
KDNJ fton të gjithë gazetarët dhe përgjegjësit e mediave që të përmbahen nga konfliktet verbale e të veprojnë në kuadër të normave ligjore dhe të respektimit të kodit etik të veprimtarisë së tyre profesionale dhe kolegiale.
Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut
__________________________
Belgzim Kamberi
Preshevë, 13 qershor 2012
Po pse be pe akuzoni mukin, kur e dini edhe ju se nagipi e ka shty me bo kshtu.