Home » Lajme, PDSH, Vendore » Këshilli Qendror i PDSH-së nuk mori vendim për zgjedhjet e Këshillit Nacional por vendosi që paraprakisht ta merrë mendimin e elektorit të saj lidhur me të

Këshilli Qendror i PDSH-së nuk mori vendim për zgjedhjet e Këshillit Nacional por vendosi që paraprakisht ta merrë mendimin e elektorit të saj lidhur me të

N J O F T I M

      Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi dje (më datë 7 Shtator 2014) mbledhjen e Këshillit Qendror , i cili përbëhet nga 48 anëtar gjithësej, të cilin përfaqësojnë të gjitha nëndegët e PDSH-së.
Mbledhja e Këshillit Qendror të PDSH-së filloi në ora 11:20 , për gjatë së cilës për rreth 5 orë të tëra u diskutua gjërë e gjatë në lidhje me shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit të kryesisë së PDSH-së për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zgjedhje këto të cilat janë caktuar të mbahen më 26 Tetor të këtij viti.
Kjo maraton diskutimi, dëshmon edhe njëherë se në Partin Demokratike Shqiptare mbretëron fryma e lartë demokratike përbrenda saj, duke u dëgjuar zëri i gjithë secilit anëtar, gjë që nuk ndodhë e njejta në subjektet tjera politike. Pas debateve të shumta nga ana e anëtarëve të Këshillit qendror, të cilët  paraqitën argumentet dhe arsyet  e tyre për pjesëmarrje apo mos pjesëmarrje në këto zgjedhje, si përfundim nga ana e Këshillit Qendror, u nxor propozimi që PDSH për gjatë tërë javës (nga e Hëna deri të Dielën) të dalë në bazë dhe të zhvilloj intenzivisht mbledhjet nëpër nëndegët e saj,  me qëllim që vendimi të shqyrtohet nga anëtarësia e partisë, duke rrespektuar kështu edhe opinionet e të gjithë anëtarëve nga të gjitha nëndegët e subjektit, për të marrë në fund vendim të prerë dhe të drejtë Këshilli Qendror i PDSH-së si organi më i lartë i Partisë në mes dy kuvendeve.
Si pikë e dytë e rendit të ditës ishte edhe njoftimi dhe diskutimi i aktiviteteve të PDSH-së dhe i institucioneve të pushtetit vendor në dy vitet e kaluara.
Po të njejtën ditë me fillim nga ora 17:00 u zhvillua edhe mbledhja tjetër me të gjitha kryesit e nëndegëve, forumit rinor dhe forumit të gruas, të cilat poashtu u njoftuan në lidhje me vendimet e organeve të partisë për zgjedhjet e Këshillit Nacional. Më pas u vendos edhe për ndarjen e detyrave organizative të nëndegëve dhe forumit rinor në lidhje me përpilimin e planit dhe orarin e zhvillimit të aktiviteteve nëpër të gjitha nëndegët e PDSH-së.

Agon Ajeti
Kryetar i Forumit Rinor të PDSH-së
Preshevë 8 Shtator 2014

KQ PDSH - 2014-1KQ PDSH - 2014-3KQ PDSH - 2014-4KQ PDSH - 2014-6

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch