Home » Lajme, Vendore » Këshilli qendrorë i PDSH – shpall mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet

Këshilli qendrorë i PDSH – shpall mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet

Këshilli qendrorë i Partisë demokratike Shqiptare ka miratuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc.

Në mbledhjen e sotme kryetari i PDSH Ragmi Mustafa fillimisht para anëtarëve të këshillit qendrorë ka raportuar për punën e  pesë viteve të kaluara  duke përfshirë këtu edhe raportin financiar.

Lideri i PDSH ka elaboruar edhe zgjedhjet e 2008 duke i konsideruar si jo të volitshme , por që mundësuar udhëheqjen e qeverisjen vendore. Mustafa gjithashtu ka potencuar se Partia Demokratike Shqiptare ka arrit të ndërtojë koalicione me të gjithë subjektet politike shqiptare , e që partitë  tjera nuk kanë arrit ta bëjnë. Ai ndërkohë ka thënë se PDSH gjatë kësaj periudhe është angazhuar në rregullimin e Infrastrukturës , zhvillimin e ekonomisë , arsimit ( duke potencuar investimet nëpër shkolla , pastaj investimet në  shëndetësi dhe sferat e tjera. Po ashtu një vëmendje të veçantë , Mustafa i ka kushtuar edhe rrjedhave politike ,duke  thënë se do të kërkohet reciprocitet në proporcion me zhvillimit në rajon.

Kuvendit i pestë i PDSH ishte parashikuar të mbahej 1 vit më parë por ato u shtyhen për shkak të zgjedhjeve të 6 majit,

Ndërkaq kuvendi i pestë do të mbahet ka mesi i muajit nëntor ku dhe do të dalin organet e reja.Me këtë rast kreu i PDSH ka thënë se zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrën më demokratike duke u respektuar statuti i partisë .

Por ai ka potencuar se PDSH do të bëjë riorganizimin e saj edhe në Bujanoc.Këshilli qendrorë i Partisë demokratike Shqiptare po ashtu sot ka miratuar edhe aktvendimin mbi zgjedhjen e anëtarëve të komisionit zgjedhorë , programin zgjedhor për kuvendin e pestë të përgjithshëm si dhe angazhimin e komisionit statutar për përgatitjen e tekstit të spastruar të statutit.


Ish sekretari i LPD Shefket Jakupi nuk dot krijojë ndonjë lëvizje apo subjekt të ri politik , pasi ai tashmë zyrtarisht është pjesë e Partisë Demokratike Shqiptare. Jakupi këtë informacion për herë të parë e ka konfirmuar për RTP duke dhënë edhe arsyet e tija pse ai zgjodhi subjektin më të madh në Preshevë.

E anëtari tashmë i PDSH –ës Shefket Jakupi ka thënë se kjo forcë politike do të riorganizohet , pasi brenda një periudhe të shkurtër do të mbahet edhe kuvendi III-të i   degës në Bujanoc . Ai me këtë rast ka bërë apel tek të gjithë që të përqafojnë programin e PDSH , pasi ky subjekt me fanatizëm ruan dhe mbron bërthamën tonë kombëtare.

Por Jakupi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij pse ishte largua nga LPD , duke thënë  se ai këtë nuk e ka bërë për kurrfarë interesash  personale , por për të respektuar votën e atyre që besuan tek uniteti  në mes shqiptarëve.Shefket Jakupi është i angazhuar në LPD që nga viti 2002, dhe që nga ai vit mbante postin e sekretarit të kësaj partie. 3 muaj më parë kur dhe u largua nga LPD ,  Shefket Jakupi kishte lënë  mundësin e hapur për të qenë pjesë e ndonjë subjekti politik ,dhe sipas burimeve jo zyrtare ai  do të jetë  kryetar i degës së  PDSH në Bujanoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch