Home » Lajme, Vendore » Këshillit Komunal i Preshevës miratoi Propozim Buxhetin e Komunës për vitin 2022

Këshillit Komunal i Preshevës miratoi Propozim Buxhetin e Komunës për vitin 2022

Sot, Këshillit Komunal i Preshevës mbajti mbledhjen e 14 të rradhës, në të cilën pikë kryesore kishte miratimin e Propozim Buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2022.
Pas propozimeve që i mori gjatë muajit të fundit nga qytetarët, përfaqësuesit e bashkësive lokale, bujq e zejtarë, Këshillit Komunal shqyrtoi dhe miratoi Propozim Buxhetin për vitin 2022.
Me këtë miratim, hapi i rradhës do të jetë miratimi i Buxhetit Komunal për vitin 2022 në seancën e Kuvendit Komunal ditëve në vijim.
Pika tjera ishin edhe miratimi i Vendimit për taksat lokale komunale për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Planit Kadrovik të komunës së Preshevës për vitin vijues.
Pjesë e rendit të ditës ishin edhe shqyrtimi i kërkesave të institucioneve ku themelues është Komuna e Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress