Home » Lajme » Këshillit Nacional serb do ndarjen e Bujanocit

Këshillit Nacional serb do ndarjen e Bujanocit

Bujanoc, 11 korrik – Ndonëse, ka kaluar më se një muaj nga formimi i Këshillit Nacional të serbëve në Bujanoc, pas së cilët qëndrojnë tri grupime qytetarësh, tek ta (serbët lokalë)  ende ekziston ndarja dhe kërkesa e tyre për bashkëngjitje me Vranjën.

Këshilli Nacional i serbëve, me platformën e saj kërkon ndarjen e qytetit të Bujanocit në atë shqiptare dhe serbe, çka dhe ka shkaktuar sërish reagimet të ndryshme tek banorët lokalë.

Prefekti i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se “kjo iniciativë e grupimit të harxhuar të kuadrove të SPS-it dhe JUL-it që nga koha e komunizmit, nuk duhet të çrregullojë marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve, serbëve dhe romëve në komunën e Bujanocit”.

Kamberi, shprehu bindjen e tij, se nuk do të ketë destabilizim politik në komunë, pasi që qeverisja multi-etnike në Bujanoc, siç vlerësoi ai, është duke funksionuar mirë.

Të njëjtin mendim ndanë edhe Miodrag Milkoviq, anëtar i Këshillit komunal, i cili konsideron se Këshilli nacional i formuar serb nuk i shkon “për dore bashkësisë serbe në Bujanoc”.

“Ky është një tentim margjinalizimi, por i dëmshëm, pasi që interesi ynë i përbashkët duhet të jetë zhvillimi ekonomik i komunës” ka thënë Milkoviq.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Grupimit qytetar “Lëvizja për Bujanocin”, Tomislav Stojanoviq, i cili njëherësh është edhe njëri nga themeluesit e Këshillit Nacional serb ka thënë se Komuna e Bujanocit është e ndarë në pjesën ku jetojnë shqiptarët dhe në pjesën ku jetojnë serbët.

“Nëse për shkak të numrit të vogël të banorëve nuk mund që Bujanoci të merr statusin e qytetin, atëherë duhet të rishikohet mundësia që Bujanoci t`i bashkëngjitet Vranjës, ku edhe serbët pastaj do të mund të kenë komunën e tyre”, ka thënë Stojanoviq.

/ Nga BujanociNet PRESS/

His over-the-top reaction by shooting her computer quickly gained major attention from the media, and both phone tracker free to www.trackingapps.org positive and negative feedback from fellow parents

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch