ALEANCA POPULLORE DEKLARATË PËR SHTYP· “Aleanca Popullore” fiton menjëherë mbështetje të gjerë në komunitetin çam dhe jo vetëm. · Baza e PDIU-së ka shkrirë dhe është bashkuar me “Aleancën Popullore”, si partia fituese në këto zgjedhje. · “Aleanca Popullore”, si parti aksioni për të mbajtur premtimet, nuk është grupim që tradhton KAUZËN për interesa private. “Aleanca Popullore” i falenderon shqiptarët për urimet e panumërta në email-e, telefonata, për kërkesat për anëtarësim, si edhe për mbështetjen e madhe që kanë dhënë gjatë kësaj kohe. *“Aleanca Popullore” erdhi jo vetëm si pasojë e zbrazëtirës së krijuar, por si parti në aksion në mbajtjen e premtimeve.* Në këtë situatë, “Aleanca Popullore” (A.P.), po formaton strukturat e saj për të siguruar fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit. Nëpërmjet transparencës, komunikimit dhe vendimmarrjes së përbashkët, duke patur mbështetjen e komunitetit tonë, e sigurojmë atë që jemi dhe do të jemi gjithnjë pranë tij dhe do ta përfaqësojmë denjësisht. Pranë vetes kemi shumë individë, grupe interesi dhe shoqata të ndryshme, që po na bashkangjiten në misionin dhe kauzën tonë. Nisur nga kjo, duam të bëjmë të ditur se në këtë bashkim nuk mungojnë edhe segmente të të gjithë përfaqësuesve lokal, strukturave partiatike dhe punonjës të administratës së lartë të PDIU-së, të cilët tashmë po japin dorëheqjen, për t’u bërë pjesë e jona dhe e kësaj fitoreje. Në takimin e sotëm, një grup prej 40 këshilltarësh lokal të PDIU-së, të zhgënjyer nga performancat e deritanishme politike deklaruan: “Për shkak të: · mosmbajtjes së premtimeve elektorale; · mosorganizimit të partisë në strukturat reale dhe legjitime; · mosnisjes së zgjidhjes së çështjes juridike ndërkombëtare; · talljes që i është bërë çështjes së Rezolutës për Çamërinë; · prindërve tanë që ende mbeten jashtë kufijve grek vetëm për shkak të toponimeve në pashaportat e tyre; · korrupsionit që ka mbërthyer këtë parti dhe segmente të caktuara të saj; · abandonimit dhe braktisjes pas kontributit të dhënë nga ne; · mospërfshirjes për t’u ndjerë pjesë e një grupi, për të na dëgjuar apo këshilluar; Vendosim sot, në mënyrë unanime dhe pa asnjë kusht, me qëllim vijimin e përpjekjeve për realizimin e objektivave dhe respektimit të kauzës sonë, TË TËRHIQEMI NË MËNYRË TË PAREVOKUESHME NGA PËRFAQËSIMI LOKAL I DERITANISHËM I PDIU-SË! Nga dita e sotme, jemi përfaqësues të “Aleancës Popullore” në pushtetin lokal. Brenda dy ditëve do të njoftojmë me shkrim pjesmarrjen në përfaqësimin tonë të ri politik.”
Home » Lajme » Keshilltarë lokal të PDIU-së kalojnë te Aleanca Popullore