Home » Lajme, PDSH, Vendore » Këshilltarët e PDSH-së kundërshtojnë zgjedhjet

Këshilltarët e PDSH-së kundërshtojnë zgjedhjet

pdsh-emblema

Anëtarët e Kryesisë dhe Këshilltarët e PDSH –së në Kuvendin Komunal në Preshevë 

 

Të indinjuar dhe të shqetësuar:

  • Me situatën e krijuar në nëndegën e Pdsh-së në Rahovicë, ku një grup individësh të papërgjegjshëm, kanë penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kuvendin zgjedhorë të partisë,
  • me rrjedhat e përgjithshme të cilat po mbretërojnë në funksionimin e saj,
  • me shkeljet e Statutit dhe akteve tjera të Pdsh-së në procesin zgjedhor,
  • me manipulimet e numërta të cilat janë vërejturë në procesin e deritanishëm të zgjedhjeve, Ne këshilltarët e poshtë nënshkruar të Kuvendit Komunal në Preshevë, nga radhët e Pdsh-së duke vlerësuar situtatën e përgjithshme të krijuar lëshojmë këtë:

              DEKLARATË

  1. Kundërshtojmë ashpër sjelljen e individëve të caktuar të cilët kanë krijuar situata të cilat nuk i bëjnë nder Partisë Demokratike Shqiptare dhe autoritetit të saj dhe nuk kontribuojnë në rrjedhat e proçeseve demokratike të cilat janë duke u zhvilluar në parti dhe me të cilat e dëmtojnë rënd imazhin e krijuar ndër vite nga gjenerata dhe aktivist të shumtë,
  2. kërkojmë nga strukturat ezistuese partiake që të reflektojnë dhe të marrin masa urgjente për qetësimin e situatës së krijuar në parti,
  3. kërkojmë që menjëherë të ndërpritet proçesi zgjedhorë, deri në krijimin e kushteve për zgjedhje transparente demokratike dhe të pranueshme nga të gjithë.
  4. apelojm te aktivistët që të përmbahen nga veprimet të cilat nuk i bëjnë nder Pdsh-së dhe të cilat kanë për qëllim destabilizimin e funksionimit të partisë,
  5. deklarojmë se rezultatet e këtij procesi të manipuluar zgjedhor nuk do të njihen dhe me këtë edhe organet të cilat do të dalin nga këto zgjedhje për Ne do të jenë jolegjitime dhe të papranueshme.                                                    deklarata-keshilltareve-te-pdsh-se

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore