Home » Lajme » Këshilltarët serb të PD-së, G17 Plus dhe GQ “Stojança Arsiq” do të mbeten në koalicionin qeverisës me partitë shqiptare në Bujanoc

Këshilltarët serb të PD-së, G17 Plus dhe GQ “Stojança Arsiq” do të mbeten në koalicionin qeverisës me partitë shqiptare në Bujanoc

Këshilltarët serb të Partisë Demokratike, G17 Plus dhe grupi e qytetarëve “Stojança Arsiq” do të mbeten në koalicionin qeverisës me partitë shqiptare në Bujanoc, mirëpo vendimi përfundimtar për të ardhmen e këtij koalicioni do të vendoset në ditëve në vijim” ka thënë kryetari i këshillit komunal i DS Boban Pavloviq. Pavloviq për agjencinë Beta ka thënë se mbetja e këshilltarëve serb në koalicionin qeverisës është rrezikuar për shkak të vendimit të komisionit që të ndryshojë emrat e rrugëve, të cilën e ka miratuar kuvendi Komunal në Bujanoc. “Të gjithë këshilltarët shqiptarë dhe një këshilltar rom kanë votuar për miratimin e këtij propozimi për të ndryshuar emrat e 20 rrugëve në Bujanoc, ndërsa seancën e Kuvendit në shenjë revolte e kanë lëshuar këshilltarët serb. Kjo tani nuk do të thotë se serbët kanë dalë nga koalicioni” ka thënë Pavloviq

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch