Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » Këto ditë doli nga shtypi libri, përmbledhje me poezi, i autorit Idriz Gashi me titullin “ME ZËRIN TIM”

Këto ditë doli nga shtypi libri, përmbledhje me poezi, i autorit Idriz Gashi me titullin “ME ZËRIN TIM”

Nga Hysen Ibrahimi, redaktor i librit

NË ÇDO VEPËR TË POETIT IDRIZ GASHI, KEMI GJETURAMBICJE DREJTË VLERAVE…

Förslöv-Suedi, 03.03.2021

Këto ditë doli nga shtypi libri, përmbledhje me poezi, i autorit Idriz Gashi me titullin ”ME ZËRIN TIM”, botim i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Libri i titulluar ”ME ZËRIN TIM”, i autorit Idriz Gashi, është i katërti me radhë, pas veprave të tij të botuara: ”PO TË PRES” (Përmbledhje me poezi) 2018, ”SE NUK VDES”, (Përmbledhje me poezi) 2019, ”O JETA IME”, (Përmbledhje me poezi), 2020.

Marrë në pëgjithësi, edhe në këtë vepër me përmbledhje poetike, mund të themi se poezia e poetit Idriz Gashi, po shkëlqen dhe karakterizohet me qëndrim objektiv dhe vlera që ekziston në mbrendinë e vargjeve poetike të tij. Poetit, siç lexojmë në poezinë e tij, i interesojnë aspekte të shumta të jetës së tij gjatë viteve të cilat do ti ketë ruajtur kujtimet me kohë, dhe tani ka arritur përmes një zbërthimi të denjë që t’i përshtatë në poezi.

Por, e vërteta tjetër është po ashtu se poezia e poetit Gashi, ekspozohet dhe deklamohet çdo herë në pikëpamje të krijimtarisë së mirëfillt poetike të palëkundura në aspektin vlerësues. Kjo dëshmohet te të gjithë kritikët të cilët lartësojnë dukshëm krijimtarinë e tij. Kështu është krijuar përshtypja, se në çdo vepër të poetit Idriz Gashi, kemi gjetur ambicje drejtë vlerave të cilat mbi të gjitha për lexuesin më besnik të krijimtarisë së tij, janë çiltërsi.

Në krijimtarinë poetike gjithnjë e më të pasur, poeti Idriz Gashi, ka hyrë pothuajse me të drejtë me vlera mjaftë të larta, me poezi të koordinuara mjuaftueshëm  edhe në aspektin tematik edhe letrar. Kohët e fundit duhet thënë edhe kjo se emri i poetit Idriz Gashi, po vjen për çdo ditë duke u përfaqsuar përherë e më tepër si një konkurent i denj që premton për vlera edhe më të mëdha poetike në të ardhmën.

Më në fund mendoj se rezultatet e arritura të poetit Idriz Gashi, janë nga përvoja e tij e pasur prej krijuesi, apo edhe rezultat i përkushtimit të tij të duhur në poezi, e që po shënon rezultat të lartë në vazhdimsi të krijimeve poetike.

Në këtë vepër janë gjithsej 98 poezi, të ndërtuar me vlera letrare e artistike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch