Home » Kulturë, Lajme » Këto ditë doli nga shtypi libri: “Priboci vlera të trashëgimisë kulturore” i autorit Ismet Tafili

Këto ditë doli nga shtypi libri: “Priboci vlera të trashëgimisë kulturore” i autorit Ismet Tafili

Këto ditë (fillimi i muajit maj 2012) doli nga shtypi libri:  “Priboci vlera të trashëgimisë kulturore”  i autorit Ismet Tafili.

Në këtë libër të vogël, autori Ismet Tafili,  (i lindur dhe rritur në Priboc), ka paraqitur vetëm disa vlera të trashëgimisë kulturore të fshatit  Priboc, përkatësisht të vendlindjes së tij. Është  vetëm një fillim i mbarë, është një dëshmi e mirë  e vlerave të trashëgimisë kulturore nga ky fshat  si dhe një ngacmim  i të gjithë atyre që janë të interesuar për t’i paraqitur sa më gjithëpërfshirëse këto dëshmi të shumta të vlerave të trashëgimisë së fshatit  Priboc në veçanti, dhe tërë rajonit të Hashanisë në përgjithësi.

Libri paraprihet nga një parathënie e Sherafedin Kadriu, studiues dhe njohës i trashëgimisë kulturore të Rajonit të Anamoravës, për të vazhduar me veprën e vet autorit që ka një kronologji të rrjedhshme.

Në fillim të librit paraqiten disa të dhëna të shkurtra për fshatin, më pastaj në vazhdimësi paraqiten: toponimi Selishtë, zanatet dhe mjeshtëritë e pribocasëve duke i përmendur disa me emra, varrezat kryesore të fshatit dhe varrezat e vjetra afër vendit Selishtë, kisha e vjetër e fshatit, disa shtëpi, plevica hambarë, mokra parmenda, disa vegla pune bujqësore, shumë punime tjera artizanale, mullinjtë burime uji çezme e kroje të fshatit, vlera natyrore, disa valle popullore, disa lojëra popullore, disa gojëdhëna dhe anekdota,  disa këngë popullore, e veshjet popullore etj.

Ky libër u botua nga shtëpia botuese “Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjilan”, derisa përgatitjen kompjuterike dhe  dizajnin e kë bërë Nefail Haziri, ndërsa u shtyp në shtypshkronjën  “Pika 5 A” në Gjilan dhe ka 73 faqe të formatit A/5

Shoqata “Vatra

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch