Home » Sport » KF Drita uron KF Prishtinen per titull

KF Drita uron KF Prishtinen per titull

Gjilan – (2LONLINE) – “Shumë mirë qe ka ardhur koha që kush investon pse jo edhe të mos triumfon”. Kështu është shprehur, Besim ismaili, nënkryetari bordit  të Klubit të Futbollit Drita nga Gjilani, i cili në emër ët klubit ka uruar KF Prishtinën për titullin e kampionit të Kosovës .
Ismaili tha se para pak vitesh, ka qenë pak më ndryshe sepse ke investue, je organizua por kot ka shkua mundi sepse, për fat të keq, titullin tjetër kush e ka gëzua. Por, me ardhjen e strukturës së re në FFK në krye me Fadil Vokrrin gjërat kanë filluar të marrin një kahje pozitive edhe pse kampionati që lamë pas ka pasur disa mangësi por në përgjithësi gjërat kanë filluar të lëvizin në të mirë.

“Ne i bëjmë thirrje FFK-së që në kampionatin e radhës,të ketë rregulla strikte dhe të zbatohen me përpikëri, ne të gjithë jemi për futboll cilësor”, tha Ismaili.

Sipas tij, ish udhëheqësit e mëparshëm  të FFK-së  ishin ata që i shkelën djersën e djelmoshave dhe donatorëve tanë dhe gjitha të drejtat elementare të njeriut, ata që dhanë të gjithë pasurinë dhe që investuan për këtë sport nuk patën mundësi t’i gëzohen disa trofeve që i merituan

“Kemi pas donator me shumë dhe numër më të madh të tifozëve nëpër shkallët e stadiumeve tona por me padrejtësitë që bëheshin ikën shumica prej tyre, sot në këtë kohe stadiumin e Prishtinës nuk mund ta mbush asnjë ekip, atë e kanë bërë vetëm ekipet nga qyteti i futbollit Gjilani me tifozët e tyre të zjarret Intelektualet dhe Skifterat” ,tha Ismaili.

Sipas tij, qyteti i Gjilanit njihet  në gjitha trojet shqiptare si kryeqyteti i futbollit, derbi më i madh lokal shqiptar është Kf.Drita & Kf.Gjilani  dhe që vlen të përmendet për rëndësinë e këtij derbi që zgjojnë interesim shumë të madh edhe në rajon.

“Meritat për këtë primat e kanë ish presidenti i KF. Dritës i ndjeri Selami Osmani me stafin e tij që janë edhe sot aktualisht në KF Drita si Saqip Shala, Ismajl Rashiti, Sedat Pajaziti dhe tifozët tanë e dalluar Intelektualët më të zëshmit, me të organizuarit në rajon.

Sipas Ismailit duhet të merren vendime strikte, në qoftë se mendojmë të avancojmë futbollin Kosovar. /2lonline/

One Response

  1. bajram thotë:

    Bravo Mr.Besim Ismaili ti e qon klubin perpara, kur po merr iniciativ naj sen per lugin shoq?hajde qka po pret shoku….

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch