Home » Sport » KF Presheva kampione e Ligës Komunale në Futboll të Vogël

KF Presheva kampione e Ligës Komunale në Futboll të Vogël

KF Presheva është kampione e Ligës Komunale në Futboll të vogël 2012/2013. Presheva mposhti KF Miratocën nëpërmjet penaltive. Rezultati përfundimtarë i ndeshjes ishte 1:1. Pas saj ekipet shkuan në vazhdime dy herë nga 5 minuta, ndërsa ndeshja përfundoi 3:3.

 

Nën një atmosferë të zjarrtë që shumë kohë në stadiumin e vogël të qytetit në Preshevë nuk e kemi parë, është zhvilluar ndeshja finale e Ligës Komunale në futboll të vogël në mes dyja ekipeve finaliste KF Presheva dhe KF Miratoca, të cilat në përbërjen e tyre kanë lojtarë të rinjë dhe me cilësi.

Ndeshja filloi e barazpeshuar ku dyja ekipet pritshin gabimet e kundërshtarëve për të rreizkuar portën, ndërsa gjatë gjithë kohës afër 2.000 shikues në tribina përkrahshin ekipet e tyre.

U desh të vinte minuta e 13 e ndeshjes për tu shënuar goli i parë i takimit nga ana e KF Preshevës. Me këtë rezultatë përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Miratoca kërkonte golin e barazimit dhe gjatë gjithë kohës lojtarët kanë sulmuar. Por ata në shumë raste kanë rrezikuar pasi portiere tyre shumë herë ka marrë edhe primatin e organizatorit të ndeshjes duke lëshuar portën gjatë gjithë pjesës së dytë, mirpo Presheva në asnjë moment nuk përfitoi nga kjo.

Kur sulmon edhe shënon. Në minutën e 25 Miratoca me një golë jashtëzakonishtë të bukur dhe nga largësia shënon dhe barazon rezultatin në 1:1. U desh ky gol që thuajse i gjithë publiku të futet në stadium dhe të festojnë me lojtarët.

Rezultati 1:1 ishte edhe rezultati përfundimtarë.

Pas kësaj ekipet shkuan në dy vazhdime me nga 5 minuta. Gjatë pjesës lojës së parë të shtesave saktësishtë në minutën e 33 Presheva kalon edhe njëherë në epërsi duke realizuar për 2:1. Ndërsa pjesëloja e dytë e shtesave ishte e jashtëzakonshme për shikuesit. Në minutën e 38 Presheva përsëri shënon dhe dyfishon avantazhin në 3:1 në minutën e 38. Kur të gjithë menduan se fitorja e preshevarëve ishte e sigurtë kështu nuk menduan miratocasit. Ata besuan në vetvete. Festa e preshevarëve nuk zgjati shumë, sepse në minutën e 39 Miratoca së pari ngushton epërsinë në 3:2, kurse pas saj ende pa ulur mirë publiku i tyre ata përsëri i ngritën në këmbë duke barazuar rezultatin në 3:3.

Ky ishte edhe rezultati final i ndeshjes. Gjatë ekzekutimit të penaltive portiere KF Preshevës ishte shumë më i sigurtë.

Të parët ekzekutuan preshevarët ku edhe shënuan. Miratoca e humbi penaltinë e parë. Por edhe presheva e humbi penaltinë e dytë, me çka e bëri që Miratoca të shpresonte. Por ata përsëri u treguan të pasigurtë dhe humbën edhe penaltinë e dytë. Penaltinë e fundit dhe vendimtare KF Presheva e shënoi dhe pastaj ata filluan festën e tyre e cila zgjati deri në mbrëmje nëpër rrugët e Preshevës.

 

Organizatori i Ligës Komunale në Futboll të Vogël OKF e cila në mënyrë të përkryer ka përmbyllë këto gara, në fund ka ndarë edhe mirënjohje dhe shpërblime.

 

Mirënjohje për kontributin e dhënë:

 

Rtv Presheva

Stacioni Policorë

Presheva.com

Preshevanews.net

Dr. Ramiz Latifi

 

Ekipi Fair Play është zgjedhur KF Presheva

Trajneri më i mirë Gafurr Fejzullahu ( KF Geraj )

Portiere më i mirë Lulzim Jusufi ( KF Miratoca )

Golashënuesi më i mirë Labinot Ferati ( KF Presheva )

Lojtari më i mirë Labinot Ferati ( KF Presheva )

Vendi i III Stacioni Policorë

 

Sekretari i OKF-së Nderim Ajvazi falenderon gjitha ekipet për pjesëmarrje dhe publikut për atmosferën e dhuruar gjatë gjithë sezonit 2012/2013. Ai është i kënaqur me ecurinë e kampionatit dhe me të gjitha ekipet pjesëmarrëse, ndërsa dy ekipet finaliste KF Presheva dhe KF Miratoca i kopmlimenton për lojën Fair Play-it.  Ndeshjen e bukur e vendosi fati në mes të penaltive.

Aktiviteti tjetër i OKF-së në futboll të vogël do të jetë turneu tradicional “Musa Musahu” në fillim të muajit Qershor.

One Response

  1. Mitch P. Greer thotë:

    Pershendtje per dy finalistet KF MIRATOCA VS KF BUKUROCA i uroj suksese dy ekipave, besoj qe miratoca osht shum me mir se bukuroca duhet te marrim shembull cdo ekipa tjera prej miratoces me organizimin qe jon duke bere, Mos ta harrojm edhe pa e permend legjenden e komunes LULZIM JUSUFI mun te quajm qe 10 vitet e fundit osht sportisti ma i mir ne lugine shembull per cdo portjer osht ky gjingand preshevar edhe ne krenohem qe lugina ka ni portjer si LULI krenohemi ne si gjith presheva e jo vetem miratoca forca luanet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch