Home » Lajme » KFOR: Snajper serbë dhe njerëz të armatosur në veri të Kosovës

KFOR: Snajper serbë dhe njerëz të armatosur në veri të Kosovës

KFOR-i nëpërmjet një komunikate për medie, ka konfirmuar se në veri të Kosovës ka snajper serbë dhe njerëz të armatosur me të cilët ka shprehur vendosmërinë për ballafaqim.

Misioni paqeruajtës në Kosovë ka thënë se meqë ka rrezik nga snajperistët kriminalë dhe rezistencës së armatosur nga elementet radikale të pajisura me pushkë, pistoleta ose eksploziv, një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar ishte në atë zonë e gatshme, sipas komunikatës, për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur çfarëdo sfide që do të mund të kishte ndodhur.

KFOR-i u bën thirrje të gjithë qytetarëve, që t’u rezistojnë elementeve radikale dhe kriminale dhe të heqin dorë nga dy bllokadat e fundit të rrugëve, të cilat ende pengojnë komunikacionin në qytet.

Ndërsa misioni i NATO-s vlerëson se situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar. Ushtarët e KFOR-it janë ende të vendosur në portat kryesore, ku automjetet dhe autobusët lejohen që të kalojnë pas kontrollit të detajuar të identifikimit të personave dhe të sigurisë.

Automjetet e rënda janë ende të ndaluara për shkak të masave të sigurisë. Ekziston ende kërcënim që radikalët t’i sulmojnë kalimet kufitare, siç kanë bërë me portën 1 javën e kaluar.

If bullies spy to mobile hang out in specific places, avoid going to those places

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch