Home » Lajme » Kim Mehmeti: shqiptarët e Maqedonisë, si popull i dytë për kah numri në këtë shtet, nuk po kërkojnë “Pranverën arabe” në Maqedoni

Kim Mehmeti: shqiptarët e Maqedonisë, si popull i dytë për kah numri në këtë shtet, nuk po kërkojnë “Pranverën arabe” në Maqedoni

Duke u ndërlidhur me zhvillimet dhe tensionet në rritje në Maqedoni, publicisti Kim Mehmeti tha se shqiptarët e Maqedonisë, si popull i dytë për kah numri në këtë shtet, nuk po kërkojnë “Pranverën arabe” në Maqedoni, por mes tjerash po revoltohen ndaj partive politike që kanë krijuar rrethanat për një gjendje të tillë. Rajoni i Ballkanit mbetet i brishtë me shtete që nuk e kanë përfunduar shtet-ndërtimin dhe me konflikte ende të pa përmbyllur, u tha të mërkurën në një debat të organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme në Prishtinë. Aty u debatua në lidhje me zhvillimet në Maqedoni, veri të Kosovës dhe Luginë të Preshevës. Duke u ndërlidhur me zhvillimet dhe tensionet në rritje në Maqedoni, publicisti Kim Mehmeti tha se shqiptarët e Maqedonisë, si popull i dytë për kah numri në këtë shtet, nuk po kërkojnë “Pranverën arabe” në Maqedoni, por mes tjerash po revoltohen ndaj partive politike që kanë krijuar rrethanat për një gjendje të tillë. “Unë mburrem me ato protesta. Ajo nuk është pranvera arabe. Ajo është pranvera shqiptare që për herë të parë u çoi sinjal të gjithë shqiptarëve edhe në Kosovë edhe në Shqipëri se kur jeni të pakënaqur nga partitë tuaja, shkoni te selitë partiake dhe mos dilni para qeverive”, tha Mehmeti. Ndërkaq, panelisti tjetër në këtë debat, Azem Vllasi, analizoi kryesisht ndërlidhshmëritë dhe efektet e zhvillimeve në veri të Kosovës dhe në Luginë të Preshevës. Veriu dhe Lugina e Preshevës duhet trajtuar mbi parimet kushtetuese për garantimin e të drejtave të pakicave në të dyja shtetet, tha Vllasi. Ai kundërshtoi hapjen e një dialogu të veçantë vetëm për veriun, duke kërkuar që Prishtina të insistoj në reciprocitet me Luginën e Preshevës. “Lidhur me pjesën veriore, Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për një projekt për sigurimin e pozitës dhe të drejtave krejtësisht të njëjta të serbëve të veriut të Kosovës dhe shqiptarëve në tri komunat e Luginës së Preshevës”, u shpreh Vllasi. Një analizë politike zhvillimeve në Maqedoni, Kosovë e Serbi u bëri edhe analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Naim Rashiti. Ai tha se Serbia dizajnon në vazhdimësi projekte politike kundër funksionimit dhe funksionalizimit të shtetit të Kosovës. Rashiti parashikoi që Qeveria e re ne Beograd do të lansojë edhe më hapur çështjen e ndarjes së Kosovës, duke aluduar në pjesën veriore. Përderisa nga konteksti rajonal, Rashiti i ndërlidhi veriun e Kosovës dhe Luginën e Preshevës si probleme që kërkojnë zgjidhje reciproke, ai e ndau Maqedoninë si problem më vete. “. Sidomos konteksti i Maqedonisë është çështje kryesisht më vete dhe nga jashtë do të prekej vetëm në një rast të një konflikti serioz rajonal. Por, ky konflikt ka pak gjasa të ndodhë në këtë periudhë apo në vitet në vijim”, theksoi Rashiti. Panelistët dhe diskutuesit e tjerë në këtë debat kanë tërhequr vërejtjen se pavarësisht tensioneve dhe konflikteve ende të papërfunduara dhe rrymave apo ideve për ndryshimin e kufijve në Ballkan, asnjë shtet në këtë rajon deri më tash nuk është krijuar pa bekimin e fuqive të mëdha
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch