Home » Sport » Klubi i Karatesë “Presheva Lions” nesër niset drejt një misioni , ku do të merr pjesë në Turneun Evropian në Austri , Austria Karate Champions Cup 2014

Klubi i Karatesë “Presheva Lions” nesër niset drejt një misioni , ku do të merr pjesë në Turneun Evropian në Austri , Austria Karate Champions Cup 2014

Trajneri i klubit Rijad Ajeti i ka thënë RTP se misioni i tyre është që nga ky turne te kthen me medalje. Sipas tij ky është një sukses i veçantë , pasi për herë të parë ata do të përfaqësojnë Luginën në një turne ndërkombëtar jashtë Ballkanit.
Ai i ka falënderuar të gjithë ata që deri më sot kanë mbështetur në mënyrë shpirtërore dhe materiale si komunën e Preshevës, këshillin nacional , Metal WMOIL ,Mimoza 93 , Swis resdiencë , Fluidin , Viatorin , New Presheva dhe Saba Belçën , të cilët me ndihmën e tyre do ti mundësojnë karateistëve nga Presheva që të marrin pjesë në turneun e karatesë në Austri.

Ekipi në Austri do të marrë pjesë me 4 garues në Lufta Individuale:

1.ARGJEND ESATI Kumite Individual Male Cadets -52 kg
2. EGZON AJDINI Kumite Individual Male Cadets – 57 kg
3.ARIANIT KEKA Kumite Individual Male Cadets -52 kg
4.HAMDI HALIMI Kumite Individual Male U 21 -68 kg
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch