Home » Këshilli Nacional, Lajme » KNSH: LIBRI SHKOLLORË BËHET REALITET NË LUGINËN E PRESHEVËS

KNSH: LIBRI SHKOLLORË BËHET REALITET NË LUGINËN E PRESHEVËS

Shumë i lumtur e historike që tekstet shkollore nga Shqipëria sot janë bërë realitet në Luginën e Preshevës, pasi që ka kryer të gjitha procedurat doganore Shtëpia Botuese Albas.

Më se dy dekada mungesë të teksteve shkollore e gati dy vite përpjekje e angazhim të Këshillit Kombëtar Shqiptar realizohet një nga synimet e prioritetizuara të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në betejë për arsim cilësor, tekstet për shkollat fillore nga Shqipëria, të edituara nga institucionet më kredibile arsimore botërore, do të lehtësojnë arritjen e standardeve më të larta edukativo-arsimore në Luginë.

Në fund të vitit 2018 u zotuam që në pjesën e parë të mandatit do të kenë në duar tekstet mësimore nxënësit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Shkodër, Tiranë e Vlorë. Sot dy vite pas një gjë e tillë po realizohet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch