Home » Lajme, Opinione » Koalicioni antishqiptar APN-SNS është i kobshëm për komunën e Preshevës!

Koalicioni antishqiptar APN-SNS është i kobshëm për komunën e Preshevës!

Shkruan: Nehat Hyseni
Zhvillimet politike aktuale në Luginë të Preshevës kanë marrë përmasa dramatike, sidomos pas vendosjes së “Organit të Përkohshëm”, që dikur quheshin “masa të dhunëshme”, nga Qeveria e Serbisë me Shqiprim Arifin si kryetar dhe Armend Aliun dhe një anëtar serb të SNS-it të Aleksandar Vuçiqit, si anëtarë.
Natyrisht, ky veprim antishqiptar i Serbisë, i ndihmuar nga APN, dmth. nga partia antishqiptare dhe kolaboracioniste e regjimit serb me Shqiprim Arifin në krye, të cilin preshevarët e konsiderojnë si “Rrahman Morinë i komunës së Preshevës”, dhe e bojkotojnë rreptësisht të gjitha partitë politike shqiptare të kësaj komune.
Gjendje alarmante!
Kjo gjendje alarmante është e papranueshme për të gjitha partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe nga shqiptarët e kësaj ane, përveç partisë APN të Shqiprim Arifit, gastarbajter në Gjermani, i cili botërisht deklaroi se:
“Fajin për prapambetjen dhe gjendjen e mjerueshme të tyre nuk e ka Serbia, por fajin e kanë vet shqiptarët dhe partitë e tyre politike në Luginë të Preshevës, sepse nuk po bashkëpunojnë me Serbinë”?!!!
Këtë deklaratë makabre dhe tmerrësisht antishqiptare, Shqiprim Arifi e deklaroi publikisht në media dhe përsëriti dhe stërpërsëriti pafundësisht para ambasave dhe përfaqësive diplomatike në Beograd e kudo që i jipej mundësia për të hedhur helm vrerë kundër liderëve politikë të shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke i quajtur vazhdimisht “hajna”, dhe duke i sharë dhe fyer me fjalor primitiv, të padenjë dhe të pistë rrugaçësh.
Shqiprim Arifi me partinë e tij enigmatike me emrin Alternativa për Ndryshim (APN) në Preshevë, konsiderohet si dorë e zgjatur e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit, nga njëra anë, si dhe Nagip Arifi me Partinë Demokratike (PD) në komunën e Bujanocit, paraqesin dy anë të medales së politikës antishqiptare të Serbisë në Luginën e Preshevës.
“Jarania” e vjetër Arifi-Vuçiq
Jaraninë e filluar me një firmë transporti në Gjermani, në ortakëri me një serb të afërt me qarqet qeveritare dhe konsullatën e Serbisë, si dhe me njohje dhe lidhje të ngushtë me SNS-in e Aleksandar Vuçiqit atje, nga Shqiprim Arifi dhe familjarët e tij u shfrytëzua për biznesin e pajisjes me pasaporta të mërgimtarëve tanë në Gjermani, si dhe për rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm të tyre, me një tarifë të caktuar për “shërbimet” e tilla.
Pra, Shqiprim Arifi shërbente si “ndërmjetësues” midis shqiptarve të shumtë në Gjermani dhe konzullatës së Serbisë, duke ua kryer atyre shërbimet dhe “lehtësirat” e caktuara për një pagesë “të arsyeshme”.
Kështu, thonin se të gjithë mbeteshin të “kënaqur”: palët shqiptare gëzoheshin për ndihmën e Shqiprimit në marrëdhëniet e komplikuara dhe qëndrimin refuzues të konzullatës ndaj shqiptarve, kurse Shqiprimi për pagesën përkatëse si “bakshish”, por dhe punëtorët e administratës në konzullatë.
“Sukseset” e këtilla dhe lidhjet që i krijoi atje Shqiprim Arifi me qarqet qeveritare e politike, Qeveria e Serbisë dhe SNS-i i Aleksandar Vuçiqit, si duket, e “inkurajuan” që t’i qaset politikës, tanimë me “shpindë të fortë”, dmth me mbështetje të fortë të Qeverisë së Serbisë, duke u kthyer në Preshevë, me ambicie të qarta për t’u bërë kryetar i komunës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress