Home » Lajme » Koalicioni i majtë vijon kryesimin në 11 qarqe

Koalicioni i majtë vijon kryesimin në 11 qarqe

Tiranë, 24 qershor – Koalicioni i majtë vazhdon avantazhin në 11 qarqe të Shqipërisë, duke përjashtuar Kukësin.
Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (ora 18:30) në të gjithë vendin janë numëruar me shume se 37,20% e kutive.
Rezultatet nxjerrin ne avantazh të dukshëm koalicionin e majtë, që vijon të kryesojë në 11 qarqet të Shqipërisë, përjashtuar Kukësin.  

E majta 82 mandate, e djathta 58 mandate?! 

Tiranë, 24 qershor – (E plotësuar) Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, përkitazi me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, deri tash janë numëruar 2043 nga 5508 kuti në total.Portali shqiptarja.com sjell projeksionet për mandatet e fituara, bazuar në rezultatet e deritashme. Ilustrimet e postuara më poshtë tregojnë më saktësisht rezultatet e deritashme të zgjedhjeve të djeshme shqiptare:

 

Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët votuan dje për ata që do ta qeverisin Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme. Ndërsa, sot presin të mësojnë se kush do mund të dalë fitues.

Partia Demokratike, sipas kutive të para të votimit të numëruara është fituese në veri të vendit, duke kryesuar në Kukës, ndërkohë që PS-ja kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër.

Të dhënat e fundit të KQZ theksojnë se pjesëmarrja në votime në rang vendi është 53.75 për qind. Ndërkohë, sa i përket procesit të numërimit në të gjithë vendin janë numëruar 1822 nga 5508 kuti në total, sipas të dhënave zyrtare të KQZ.

Rezultatet paraprake ndryshojnë nga minuta në minutë. Përfundon numërimi i votave në Has e Corovodë. Në Has kryeson koalicioni i djathtë – APMI, ndërsa në Corovodë e majta – ASHE. Korça është qarku ku numërimi po ecëm më mirë deri më tani.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch