Home » Lajme, Vendore » KOALICIONI NË KOMUNËN E BUJANOCIT STABIL DHE I PALUHATSHËM

KOALICIONI NË KOMUNËN E BUJANOCIT STABIL DHE I PALUHATSHËM

Bujanoc, 22 shtator

Dezinformatat, se koalicioni qeverisës në komunën e Bujanocit është shpërbërë dhe se pritet një koalicion i ri, nuk qëndron aspak, këtë e konfirmuan sot përfaqësuesit e koalicionit qeverisës. Iniciativat e fundit të opozitës përmes takimeve të fshehta në Vranjë me subjekte politike serbe për ta shpartalluar pushtetin lokal të Bujanocit edhe njëherë dështuan, ndërkohë që koalicioni qeverisës edhe më tej mbetet stabil dhe i paluhatshëm. Kryetari i komunës së Bujanocit Mr. Nagip Arifi, pas takimit me partnerët e koalicionit u shpreh se, “marrëveshja e nënshkruar në fillim të qershorit për arritjen e koalicionit është stabile dhe qeverisja lokale do të vazhdojë sipas marrëveshjes. Nga ana tjetër edhe dr. Stojança Arsiç, e ka konfimruar lajmin se koalicioni qeverisës pjes e së cilit është edhe vet si grup i qytetarëve me 5 këshilltarë në asamblenë komunale, se koalicioni aktual është i paluhatshëm dhe stabil. “I kemi pare së në opinion i kanë plasuar disa dezinformata, që është shpërbërë koalicioni gjatë ditëve të kaluara, por ky koalicion që aktualisht është duke qeverisur komunën e Buajnocit, funksionon sipas marrveshjes së arritur dhe është duke u rrespektuar në të gjitha aspektet dhe nuk ka arsyeje që të prishet” ka thënë Arsiq, duke shtuar se, nuk ka arsyeje që të prishet ky koalicion dhe nuk kemi asnjë arsye që ti ndërrojmë partnerët e koalicionit por vetëm ti rrisim ata. Edhe partia e SPS e cila ka përfaqësuesit e vet në asamblenë komunale të Bujanocit, e ka konkfimruar lajmin për mos luhatjen e kolaicionit aktual. Bozhidar Angjellkoviç pas takimit të sotëm në kabinetin e kryetarit të komunës, është shprehur se, ”tek ne nuk ka asnjë ndërhyrje nga lart për prishje të koalicionit dhe un jamë mëse i bindur se ky koalicion është stabil dhe jemi të hapur edhe për subjektet tjera që do të thotë zgjerim të koalicion, asesi për shpërbërje” Këtë qëndrim e mbanë edhe përfaqësuesi i URS-së, Zoran Antiç, i cili deklaroi se, “nuk dua ti komentojë deklaratat e Daçiçit, por një gjë e di, se me subjektet politike me të cilat janë në opozitë ne kemi patur bisedime qysh në fillim, para arritjes së koalicionit aktual, por kërkesat e tyre as që i ofrohen realitetit për një bashkëqeverisje dhe koalicioni aktual lirisht mund të them se është stabil dhe marrveshja është duke u rrespektuar në të gjitha aspektet” Me këtë koalicion sipas Antiçit, popullata serbe ka marrë aq sa i ka takuar sipas përbërjes së popullatës dhe në këtë mënyrë mendoj se do të ruhet një stabilitet politik” Subjektet politike shqiptare që janë në opozitë deri më tash asnjëherë nuk kanë dashur të bisedojnë me Partinë Demokratike, edhe pse kanë patur disa ftesa zyrtare, ndërkohë që kanë zhvilluar një sërë takimesh me subjektet politike serbe, me të vetmin qëllim shpërbërjen e pushtetit lokal. Deklaratat e sodit edhe njëherë i dëshmuan opinionit dhe subjekteve politike, se koalicioni është stabil, funksional dhe me mundësi të shpejt zgjerimi edhe për disa këshilltarë.   

 

RTB

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch