Me intonimin e himnit kombëtarë, Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar (PDSH,LPD,RD) nisë fushatën parazgjedhore nëpër nëndegët e tyre në Preshevë.
Ata mbrëmë paraqitën programin e tyre për zgjedhjet e Këshillit Nacional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar PDSH, LPD dhe RD, me intonimin e himnit kombëtarë zyrtarisht kanë hapur fushatën parazgjedhore para elektorit të Bukurocës, Zhunicës, Çukarkës dhe Stacionit Hekurudhor. Burim Bilalli, kandidat për këshilltarë ka premtuar se Këshilli Nacional do të ketë epitetin e mirëfillt si Këshill Kombëtarë. Hafize Shaqiri e nominuar për këshilltare ka shprehur qëndrimin e koalicionit se do të jenë të palëkundur në ruajtjen e vlerave kombëtare duke u bazuar në slloganin për Gjuhë dhe Flamur. Albiona Rexhepi në fjalimin e sajë ka përmendur angazhimin që do të kenë në realizimin e qëllimit për përdorimin e abetares kombëtare. Poashtu angazhim I pashoq I koalicionit do të jetë edhe ruajtja e vlerave të lavdishme të UÇPMB-së. Meriton Rexhepi nga Bukuroca fton elektorin që të dalin e të votojnë Koalicionin e shqiptarëve të bashkuar PDSH, LPD dhe RD. Tubimin e ka përshëndetur edhe kryetari I RD-së, Ramiz Latifi ku sipas së cilit është vendos të merret pjesë në këto zgjedhje sepse si zë I fuqishëm mund ti çojnë proceset përpara. Është koha të dalim triumfues e me votën tuaj elektor të vendosim për ruajtjen e identitetit shqiptarë, tha kështu mbrëmë kryetari I PDSH-së, Ragmi Mustafa. Koalicioni PDSH, LPD dhe RD është fuqi vendosëse për vendimet që do të sjell KN. Për gjuhë e flamur dil e voto numrin 2 Koalicionin e shqiptarëve të bashkuar PDSH, LPD dhe RD.
Abetarja e sakatuar nga Këshilli i tanishëm Nacional