Home » Opinione » “Koalicioni” që mund ta trondisë Kosovën!?

“Koalicioni” që mund ta trondisë Kosovën!?

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni

Koalicionet e partive politike kosovare për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 do të varen në rend të parë nga perceptimi  dhe nga supozimet e shtabeve të tyre zgjedhore, si dhe analistëve dhe kreut të tyre partiak, se si e parashohin ata pozitën e tyre dhe epilogun e këtyre zgjedhjeve parlamentare.

Kurse, orientimet programore të partive politike, mendoj se do të kenë rëndësi të dorës së dytë.
Gjithësesi se “bomba” paraelektorale që e goditi skenën politike kosovare, e veçanërisht atë të LDK-së, ishte deklarimi publik i Fatmir Sejdiut kundër LDK-së dhe kryetarit Isa Mustafa.

Natyrisht se për njohësit e mirë të rethanave brenda LDK-së, kjo nuk paraqet befasi. Përkundrazi!
Pra, Siç e dijmë të gjithë, Fatmir Sejdiu ishte pasuesi i Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Por, njëkohësisht ai ishte edhe rrënuesi, së bashku me Eqrem Kryeziun, i LDK-së, duke  shkaktuar rrahjen e turpëshme me karriga në Kuvendin e gjashtë të saj.

 

Kështu, e hodhën në opozitë LDK-në, madje edhe duke ia rrënuar dinjitetin dhe autoritetin e madh dhe dashurinë e mbështetjen fanatike që e kishte kjo parti në popullin e Kosovës dhe mbarë shqiptarinë.

Fatmir Sejdiu dhe Eqrem Kryeziu nuk u ndalën dhe nuk u mjaftuan me turpërimin dhe shkatërrimin e pjesës së mbetur të LDK-së, por morën edhe hapat vendimtarë për shkatërrimin e rugovizmit, duke bërë koalicion të pabarabartë dhe nënshtrues, me PDK-në, si dhe më vonë, duke e shkelur turpshëm Kushtetutën e Kosovës me mbajtjen jokushtetuese të dy funksioneve inkompatibile dhe jokushtetuese njëkohësisht: të presidentit të Kosovës dhe kryetarit të LDK-së!
Edhepse vet është doktor i shkencave juridike dhe ligjërues i së drejtës dhe paguhet që t’i mësoj dhe edukoj studentët se si duhet respektuar Kushtetuta dhe Ligji dhe si duhet ndërtuar “shteti i së drejtës”, që mbështetet në vullnetin e Sovranit (popullit) dhe përfaqësuesve të tyre në Legjislativin, ose Parlamentin e Kosovës!

Në vend të kësaj, ai i dha përparësi marrëveshjeve politike midis individësh-liderësh politikë!
Por, sa duket, kjo nuk i mjaftoi atij. Tani ka dalur hapur kundër LDK-së, që mund t’i kushtoj rëndë Kosovës dhe LDK-së, duke ia siguruar fitoren PDK-së dhe Hashim Thaçit.
Prandaj, ky mund të jetë “koalicioni” më i rrezikshëm, “në heshtje” midis Fatmir Sejdiut dhe Hashim Thaçit.
Se me çfarë çmimi dhe me çfarë kushtesh mund tē ket ndodhur ky akt makabër, kjo mbetet të shihet.

Por, druaj se ky gjest mund t’i jep “vulën” epilogut të këtyre zgjedhjeve, duke ia mundësuar PDK-së së Hashim Thaçit dhe minoriteteve që edhe në mandatin e ardhshëm  katërvjeçar ta qeverisin Kosovës.

Oh, sa do të dëshironim që e gjithë kjo të mos ndodhë realisht dhe të mbetet vetëm një supozim dhe perceptim i gabuar i rethanave politike aktuale, si dhe mosnjohje e realitetit tonë politik dhe të mbetet si një frikë e panevojëshme dhe e përkohëshme?!

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch