Home » Lajme, Vendore » Koalicioni qeverisës në Preshevë punë intensive në hartimin e rebalansit të buxhetit

Koalicioni qeverisës në Preshevë punë intensive në hartimin e rebalansit të buxhetit

Koalicioni qeverisës PVD-PDSH në Preshevë ka disa ditë që bashkarisht po punojnë në përpilimin e rebalansit të buxhetit komunal. Siç informohet portali rtvpresheva.com nga burimet e veta mbrenda takimeve, rebalansi po analizohet në detaje nga ekspertët e të dyja palëve me qëllim të fillimit të punëve si në projektet infrastrukturore poashtu edhe në ato investive. Gjithashtu, me padurim pritet që revizorët të cilët ka disa muaj që me ftesë të ish kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi po qëndrojn në Komunë, të mbarojn me punët e tyre dhe ti hapet rruga pushtetit lokal në fillimin e realizimit të shumë projekteve në pritje, pasi që deri sa revizorët janë në fazën e hulumtimit dhe kontrollit të shpenzimeve buxhetore të së kaluarës, pushteti nuk guxon të filloj me realizimin e projekteve dhe shpenzimit të buxhetit në projekte të reja. Gjithashtu, pritet që në periudhën vijuese të fillohet me projekte të ndryshme në interes të qytetarëve dhe paralajmërohen edhe investime kapitale në Komunën e Preshevës.

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch