Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » ‘Kobra’, i gatshëm për duelin e radhës

‘Kobra’, i gatshëm për duelin e radhës

Gjergjaj pret përkrahje të madhe nga shqiptarët në Zvicër, ashtu siç e kanë përkrahur deri më tani.

Boksieri shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Arnold Gjergjaj është i gatshëm për duelin e radhës të tij, që do të zhvillohet të shtunën në Bazel.

Gjergjas nesër do të ndeshet me Sean BIG SEXY Turner në “Grand Casino Basel”, derisa vetë boksieri në rrjetet sociale ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë meç.

Ky do të jetë meçi i 31-të në karrierën e tij, derisa për këtë duel është përgatitur edhe me boksierin e njohur shqiptar, Nuri Seferi.

Gjergjaj pret përkrahje të madhe nga shqiptarët në Zvicër, ashtu siç e kanë përkrahur deri më tani.

Në këtë mbrëmje do të zhvillohen edhe disa duele, që fillojnë nga ora 19:00.

Adresa ku zhvillohet meçi:

Arnold BoxFit 4133 & Kampfsportschule Basel dhe Grand Casino Basel

/albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.