Home » Lajme » Kolegji rrëzon PS-në, fiton Basha

Kolegji rrëzon PS-në, fiton Basha

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesë padinë e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së, me të cilin fitues i garës për Tiranën u shpall kandidati demokrat Lulzim Basha me 93 vota në avantazh.

Kështu kandidati demokrat Lulzim Basha do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës, i cili do të drejtojë bashkinë e kryeqytetit për katër vitet në vazhdim.

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë kështu, kërkesë padinë me të cilën PS-ja kërkonte detyrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të shqyrtonte pavlefshmërinë e rezultatit në 284 qendra votimi në Tiranë.

Relatorja e çështjes Sashenka Jonuzi ka deklaruar vendimin paraditen e sotme, duke sqaruar se padia është bërë jashtë afateve ligjore të dorëzimit të saj.

Përfaqësuesit e PS-së në seancën e Kolegjit janë larguar fill pas publikimit të vendimit, duke mos dhënë ndonjë prononcim për këtë vendim, por kanë pohuar se do të këtë deklarime nga ana e selisë roze. Well, like the lorax, http://pro-homework-help.com/ I speak for the trees

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch