Home » Lajme, Sport » Kombëtarja e Kosovës U19 ka marrë një barazim historik kundër Rusisë U19

Kombëtarja e Kosovës U19 ka marrë një barazim historik kundër Rusisë U19

‘Dardanët’ e rinj janë pjesë e grupit të 5 kualifikues të fazës së parë, që po mbahet në Uells.

18 vjeçari Adonis Aliu në minutën e 11’, kaloi Kosovën në epërsi prej 0-1. Kombëtarja ruse barazoi në 1:1 menjëherë në minutën e 12’.

Kosova pati një mundësi të mirë shënimi në minutën e 86’, kur qëlloi shtyllën. Deri në fund të ndeshjes, rezultati mbeti i pandryshuar. Rusia 1:1 Kosova.

Ndeshja e radhës e Kosovës është pas tre dite kundër Kombëtares së Polonisë, e cila ka mposhtur 3:0 Uellsin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch