Home » Sport » Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitore prej 2-0 përballë Maltës

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitore prej 2-0 përballë Maltës

Futbolli shqiptareNë ora 16.00 u filloi miqësorja e kombëtars së Shqipërisë dhe asaj të Maltës që u zhvillua në stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”. Të dy golat e skuadrës vendase i shënuan futbollistët nga Kosova që mbrojnë ngjyrat kuqezi.

Lojtari i Torinos, Migjen Basha, e zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Mesfushori Alban Meha, i cili u kthye në përfaqësuese pas një periudhe të gjatë, shpagoi besimin e trajnerit duke shënuar golin e dytë (53’).

Kjo ndeshje shënon fillimin e përgatitjeve për eliminatoret e “Euro 2016”.

Në fazën kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian, Shqipëria bën gara në grupin Group I , ku gjenden edhe Portugalia, Danimarka, Serbia, Armenia dhe Franca.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch