Home » Sport » Kombëtarja Kuq e zi kërkon fitore në miqësoren me Maqedoninë

Kombëtarja Kuq e zi kërkon fitore në miqësoren me Maqedoninë

Drejtuesit e kombëtares shqiptare të futbollit presin fitore në ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Goce Dellcev”, në qytetin e Prilepit.

Trajneri i skuadrës kuq e zi, bosnjaku Xhemal Mustedanagic shpreson nga futbollistët e tij një lojë cilësore. Fusha ku do të zhvillohet ndeshja nuk është e nivelit të lartë, por kjo sipas strategut bosnjak nuk do të përbëjë problem për skuadrën e tij, pasi në të njejta kushte do të luajë edhe skuadra kundërshtare.

”Ne kemi luajtur një ndeshje të vështirë, por cilësore kundër Azerbejxhanit, të cilën fatkeqësisht e kemi humbur. Megjithatë, unë si trajner, pas takimit kam qenë në një farë mënyrë i kënaqur sepse skuadra ka lujatur në një nivel të lartë. Pres që edhe nesër kundër Maqedonisë të luajmë një lojë kualitative. Shpresojë që këtë herë, ndryshe nga Azerbajxhani, të kemi pak fat. Duhet të luajmë mirë për publikun dhe veten e të tentojmë të fitojmë”, deklaroi Xhemo.

Edhe pse nuk pret mbështetje nga fansat shqiptarë, kapiteni i kuq e zinjve, Lorik Cana, tha se në skuadrën e tij mbizotëron një dëshirë e madhe për ta fituar këtë ndeshje.

”E dimë që nuk është ë lehtë sepse Maqedonia në vendin e vet është një kundërshtar shumë i mirë, që ka vendosur në vështirësi shumë skuadrave të mëdha. E dimë që do të jetë vështirë në një qytet që ata do të kenë një mbështetje të madhe, por ne kemi shumë dëshirë të arrijmë një rezultat të mirë, për të mbyllur një ecuri negative të përfaqësueses”.

Në anën tjetër, Maqedonia e John Toschak ka shumë probleme në formacion. Për shkak të dëmtimeve, do të mungojnë disa lojtarë kyç si Goran Pandev, Goran Popov e Nikolce Noveski.

Në historinë e përballjeve midis dy përfaqësueseve, Maqedonia ka një bilanc pozitiv me Shqipërinë. Në shtatë takime, të gjitha miqësore, Shqipëria ka fituar vetëm një herë, ka barazuar dy dhe humbur në katër raste.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch