Home » Lajme, Sport » KOMBËTARJA SHQIPTARE THËRRET EDHE FUTBOLLISTIN KAMER QAKA

KOMBËTARJA SHQIPTARE THËRRET EDHE FUTBOLLISTIN KAMER QAKA

Skuadra përfaqësuese e futbollit nis sot pasdite grumbullimin e saj në Antalia të Turqisë. Trajneri Christian Panucci, së fundmi i ka shtuar listës së tij të lojtarëve të grumbulluar edhe një tjetër futbollist, duke sjellë në ekip një emër të ri. Kjo, për shkak të pamundësisë së rikuperimit të Amir Abrashit, i cili vazhdon terapinë intensive të detyruar për riaftësimin e tij, në klubin e Freiburgut.

Kamer Qaka është lojtari më i ri që vjen në skuadrën kombëtare të futbollit. Ai ka lindur në Kosovë në vitin 1995, luan në pozicionin e mesfushorit, dhe aktualisht aktivizohet në radhët e ekipit rumun të CSM Politehnica Iași. Që nga viti 2010 e deri me fillimin e këtij sezoni, futbollisti Kamer Qaka ka luajtur me skuadra të ndryshme në kampionatin norvegjez, duke nisur që me Valerengën, teksa një edicion më parë ishte në radhët e skuadrës së Kristiansund. Aktualisht, me skuadrën rumune deri në këto momente, Qaka ka luajtur 11 ndeshje. Ekipi kombëtar i futbollit do të qëndrojë një javë në Antalia për të përgatitur ndeshjen miqësore të 13 nëntorit në Antalia me skuadrën përfaqësuese turke.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore