Home » Lajme, Opinione » Kombi dhe antikombi

Kombi dhe antikombi

Jemi dëshmitarë të shumë të këqijave antikombëtare  në këto 20 vjetet e fundit në tokat mbarëshqiptare . Cila është e keqja më e madhe ? Nuk di njeriu çka të zgjedhë për ta paraqitur si rrezikshmëri më të lartë kombëtare .

Sa shumë luftonin burrat e dheut , për t`i dalë zot këtyre tokave të djegura ; “Me ndihmën e katilëve të kolonizuar në Kosovë, formuan çeta kusarësh të përkrahura prej organeve qeveritare, dhe me anën e tyre po vazhdojnë të terrorizojnë popullsinë shqiptare. Qëllimi i tyre është një: t’i shtrëngojnë me hir a me pahir të shkojnë ose të shpërndahen në te gjithë Jugosllavinë. Këto radhë nuk i shkruajmë as për qeverinë tonë, që i di të tëra e s’ka gjë në dorë tash për tash, as për Europën, që bëhet e shurdhër sa herë vjen fjala për popuj të vegjël;”I shkruajmë vetëm për burrat e Kosovës trime, për kosovarët patriotë, që të mos lëvizin nga vendi i tyre, sado i madh qoftë terrori dhe sado e vështirë jetesa e tyre”. ((Fjalimi i Atit te Kombit-Shqiptar,kur ishte Deputet i Shkodres dhe Zv.Kryetari i Parlamentit te pare Shqiptar ne vitet 1921-1923,ku pershkruan spastrimin etnik ne Kosove,bashkepunimin e hoxhallareve turqeli me serbet&detyrimet qe ka Shteti i ri Shqiptar per te mbrojtur Shqiptaret e Kosoves)

Kombi dhe anikombi në dyluftim . Atdhedashuria nuk ka vlerë tek ne. Paraja e madhe e stimulon të keqen . Dikush ,( një mik sigurisht ishte) më shkroi ;” Ndalu he burrë , se nuk ia del në krye kundër milionave ( parave të ndryshme , kuptohet ) të derdhura në tokat tona kundër tokave tona . Atdhetradhtia ka prosperim. Deri kur ?

“Në Kosovë ndodhet kryeqyteti i parë i Serbisë, kishat serbe, ju mendoni se mjafton që keni ardhur këtu dhe që ju përkrahin vendet e perëndimit se mund të flisni të pavërtetat”,  i  tha Daciçi  ambasadores së Kosovës ne një mbledhje të OKB-s

Dhe që 17 vjet ia shpikim vetës tradhtinë e radhës , kombin kosovar  dhe ja pasojat së pari verbale   sepse  fundi nuk i dihet : “Ju nga fillimi keni pasur në plan bashkimin me Shqipërinë, ju nuk jeni kosovare por shqiptare, këtu bëhet fjalë për pakicë kombëtare në vend të huaj që ka shpallur njëanshëm pavarësinë”,  i tha tha Daciçi z. Çitaku , .
Ai tha se Serbisë nuk i duhet mbështetja e askujt nga jashtë. … normalisht që jo kur ne e mohojmë vetveten .

Daciçi foli me gojën e “kosovaristëve “ dhe i “ tregoi “ se në Kosovë jeton një komb tjetër ( i zbuluar rishtas ) dhe se shqiptarët janë të ardhur në Kosovë. Me dukej se po e lexoja Çubriloviçin , Garashaninin , Andriqin….

 Daciçi ne e tërhoqi vërejtjen : …ju po fshiheni pas vëllait të madh. Askush nuk do t’ua sjell zgjidhjen ashtu siç ua solli me bomba më 1999. Kjo kohë ka perënduar për fatin e keq tuaj”,  

Papritmas e pa pikë nevoje na del oficerja kosovare  që jeton e vepron në Serbi dhe deklaron qartë: “Kosova është veç e Serbisë!” Pra oficerja kosovare përgjigjet  e pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”! (Oficerja kosovare në Serbi deklaron qartë: Kosova është veç e Serbisë! Pra humbi shqiptarja e Klinës , në ujërat e Serbisë

Në vitet 1921 Fishta deklaronte :  “Që tash e gjashtë vite( pra qe nga 1915  fxh )serbët po përpiqen t’i shuajnë Kosovës karakterin krejt shqiptar. Një aktivitet i madh është zhvilluar nga ana e Belgradit në këtë drejtim dhe frutat e këtij aktiviteti janë mjaft të kënaqshme për serbët dhe shumë të hidhura për ne. Ata kanë dashur, me të mirë a me të keqe, t’i shtrëngojnë kosovarët të ngrihen me gjithsej nga vendi i tyre dhe të vendosen në Turqi ose gjetkë.Ne fillim për t’i mbërritur këtij qëllimi, bënë vegla të tyre disa hoxhallarë turçelinj, të cilët barisnin fshat më fshat e bënin propagandë që popullsia të ngriheshe të shkojë për në Turqi, ku thoshin se e presin të mirat e Parajsës!!.. Përmbi 100 mijë shqiptarë, burra, pleq dhe çuna, meshkuj dhe femra, u bindën nga fjalët e hoxhallarëve, që merrnin 1 mijë dinarë për çdo krye të emigruar, dhe keshtu u nisën për në Azi të Vogël. Disa syresh humbën rrugës, të tjerë u arratisën nëpër malet e Bullgarisë dhe një pjesë mbërriti në Turqi, ku po shuhet dita-ditës nga shkaku i fukarallëkut dhe i klimës. )

Tani në liri me dy shtete tona, dalin e ngrinin krye fanatikët fetarë të cilët me çdo kusht e mendojnë shqiptarinë ndryshe ;

“Ajo qe ishte me interesantja ishte emri i Autorit: Themistokli Bambulla! Padashur nxitova te shkoja ne motorin e famshëm te kerkimit google.com. Qe ne artikullin e pare e kuptova se personi nuk ishte ndonjë mendjelehte çfarëdo qe te shaje e ofendoje shqiptaret ne atë lloj forme si ai artikull por përkundrazi, behej fjale per një klerik ortodoks te mire arsimuar te Mitropolitit te Korçes. U shtanga!. Edhe me teper u shtanga kur nje prej linkeve te conte tek portali rus: pravoslavie.ru . Aty ishte postuar një artikull ne gjuhen angleze ku krahas emrit te autorit Themistokli Bambulla ishte renditur edhe përgatitja e tij intelektuale: MSC Psikopedagogji. Nuk mund ta kisha menduar kurrë se e gjitha kjo mund te ishte vepër e nje kleriku, madje jo thjesht një klerik i zakonshëm por nje Theolog e mësues i fesë ortodokse qe për me tepër i përket Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare dhe jo ndonje segmenti politik dhe as ndonjë kishe te vendeve fqinje. (shkruan  Genci Shehaj )
I nevojshëm ky kërkim i Gencit ? po ,po ,po . Te shihet se kush po na përgatitë parajsën në shkëmbim të humbjes së kombit ( çkombëtarizimit )

Mos të harrojmë oficerën Hatixhe nga Klina:   “Ajo madje thotë se kur kërcet lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Haliti, për t’ia marrë djemtë e sa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur. Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtrinë ose në organet tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-. Në komemoracionin e tij u tha: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”. e edhe dashuria e saj e jetës, është Serbia “

Paraja e ngritë ujin kundër gravitetit dhe normalisht që pastaj vjen frika qytetare si kjo: “Kam frikë nga ky Islam, për ato gra shqiptare, të  mbetura të veja të “shehidëve” shqiptarë, që kanë mbetur të vetme në shatorat gjithandej tokave të “Allahut”  , të mbetura si trofe lufte për epshet seksuale shtazarake e ashqerve të ISIS-it. Kam frikë nga ky islam fashist, që kërkon krijimin e njeriut të ri, burrit me mjekërr e të veshur si “basharet”,gruan nën hixhab,burkë e shami, që i nënshtrohet vetëm urdhërit dhe ligjit të burrit, më të fortit,sundus i vetem i tokës dhe i qiellit. “ ( nga  Nexhat Haziri )

“Ne disa bllogje qe pretendojnë te jene faqe te minoritetit grek ne Shqipëri apo te Vorio-Epirit dhe interesave te saj, arrita te gjej nepermjet motoreve te kerkimit nje koment. Behej fjale per zotin Sotir Bambulla qe, me nje gjuhe te ngjashme si ajo qe zoti Themistokli Bambulla përdor ndaj kombësisë shqiptare (klerik i se çiles është dhe vet), deklaron se paska qene kryetar i “Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare” gjate periudhes se ristrukturimit te saj nga renia e komunizmit deri ne zgjedhjen e kryepeshkopit “Anastas”.. Një gjë është e qarte: Gjuha dhe urrejtja e zotit Themistokli Bambulla ndaj Shqiptareve i ngjason mallkimeve te kryepeshkopit te Serbise “Irinej” dhe ky është nje TURP i madh per “Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare”.
Icebergu nuk e tregon peshën dhe madhësinë e fshur në ujaret e ngrira të oqeanit te zhdukjes kombëtare , maja e Icebergut është vetëm shamia, por :”
“Mendojne kokëboshet se me aty mbaron puna e shamisë, kush do e qet kush jo, e nuk ua kap truri qe po filloi kjo pas disa viteve behet obligative pastaj, sikur ne Afganistan, as atje nuk ka qene me moti kjo, por KON jetuar si ne. Ja çka u bani shamia .. Kudo qe eshte perhape shamija ai vend është shndërruar ne mjerim, skamje, luftëra.

E ju qe e doni shaminë e flitni prej kolltuqeve tuaja e mendoni se juve nuk u preke kjo, ateher vazhdoni, vazhdoni kullotni, trupeshqi. Po shkoni thyeni qafen jetoni ne ato vende ku shamia është obligative çka hamamin po vazhdoni te jetoni jetën ne Europë, askush nuk ju ndale me i bype aeroplanit e me shku ne arabi atje.

Te cituara -“Iliriana Mirdita Kombi shqiptar e ke veshjen e vet, e ju idiotë e idiote kërkoni shamia arabe në mes të Europës”
-Kush fshihet pas faqes se heleneve te Korces?!  Genci Shehaj
-http://iliriatv.com/gjergj-fishta-kosova-eshte-e-jona-nga-paulin-zef-zefi/
– shtypi ditor për mbledhjen ne OKB

f-xharra-2016-3
Fahri Xharra,22.11.16
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch