Home » Opinione » Koment – KUSH PO I MASHTRON DHE PAJTON ME XHELATËT

Koment – KUSH PO I MASHTRON DHE PAJTON ME XHELATËT

Reshat AVDIUShkruan: Reshat AVDIU *  Shkurt, Preshevë  2014.

              (KOMENT I VËSHTRIMIT DHE I VLERËSIMIT)

KUSH PO I MASHTRON DHE PAJTON ME XHELATËT E BEOGRADIT DISA PARTI POLITIKE SHQIPTARE NË KOSOVËN LINDORE PËR DALJEN NË ZGJEDHJET E 16 MARSIT-2014 TË SERBISË

Prania dhe vazhdushmëria e pushtetit represiv serb në Luginë të Preshevës, ka arrijtur në një moment tepër të tensionuar me tendencë të acarimit të matutjeshëm të sitautës politke dhe të krizësë së theksuar ekonomike në këtë rajon tejet të varfur shqiptar dhe më gjërë. Fuqitë e mëdha botërore sot gjithkund nëpër rajone ndezin vatra të tensionuara, pastaj kur flaka e këtyre luftërave merr përmasa të mëdha, po të njejtat fuqi botërore të vendosjes tentojnë që zjarrin t’a shuajnë me një të sjellur nga një tantan i madh dhe gjithçka t’a shëndrrojn në fluskë sapuni.Kur ne shqiptarët e Luginës së Preshevës u vetëdijesuam për të drejtat tona legjitime, edhe neve këto flluska sapuni na u servuan dinakërisht, me marrveshjen e Konçulit. Ku do t’a ndalnin për një moment të caktuar luftën e drejtë dhe të pakompromis të UÇPMB, kinëse për t’i dhënë shansë zgjidhjes paqësore në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, e cila një shekull e më tepër është nën kolonializmin dhe hegjemonizmin serbo-sllavë të Karpateve të Rusisë.                                                             Qysh në fillim të bisedimeve në Konçul, thelbi i tezës  ishtë më se i qartë tentohej të krijohet përshtypja e rreme, se ne shqiptarët nga Lugina e Preshevës, mund të fitojnë diçka  pas kësaj marrëveshje. Serbia, nga ai moment përsëri filloi t’a mbrehë, thikën në farkë’ që nga mëngjezi gjerë në darkë. Sepse kësaj të fundit i mbetën duart e lira për të vepruar dhe bashkërenduar për t’na eliminuar, kësaj rradhe përfundimisht neve shqiptarët si qenie biologjike, nga trojet tona etnike në Shqipërisë e Vjetër Verilindore si në: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sepse  ushtrisë sonë ua muarën armët ndërkombëtarët për t’ua shkelë dhe coptuar me tanket e tyre.                                   Popull! i Luginës së Preshevës! Armiqët, dhe disa servilë tanë partiak, po tentojnë sot t’i godasin dy lepuj me të njejtin guri: Krijohet një etnitet serb në Kosovë, ndërsa nga ana tjetër Lugina e Preshevës, mbetet e kolonizuar-gjë e garantuar përmes pranisë së ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe këtu tek ne. Pastaj krijohet, krejtësisht përshtypja tjetër e rreme në popull e barazimit, të një pjese të Kosovës, tokë shqiptare, me Luginën e Preshevës, kinse tjetër tokë shqiptare, për t’i realizuar premisat e asaj që në fakt Beogradi e dëshiron sipas logjikës së tij aneksioniste-shoveniste. Ky është një pazar i fëlliqur për shkëputjen e një pjese bukur të madhe të Kosovës në këmbim me Luginën e Preshevës. E kjo është e papranueshme, për popullin ton të Kosovës Lindore dhe bijtë e saj liridashës të ish-UÇPMB-së, dhe veprimtarëve tjerë të çështjes sonë të madhe, e së bërit Shqipërinë Shqipëri.Dhe se këtë nuk do të lejomë  dhe  pajtohemi kurra-kurrës, që as edhe një pëllëmbë tokë shqiptare të këmbehet as të mbetet nën pushtimin e kolonializmit serb dhe sllavo-maqedonas.                     Zotrinjë kolaboracinist të Beogradit! Popullatën autoktone të kësaj ane të  Shqipërsë së Vjetër Verilindore , e keni sjellë me thikë në fyt, tash së fundi kur po trubetohet me të madhe nga faktori i jashtëm dhe ai i mbrendshëm për daljen apo mos daljen e shqiptarëve autokton nga Kosova Lindore në zgjedhjet e 16 marsit të një shteti repressivë të apartejdit e që popullatës shqiptare në tri komunat shqiptare u ka sjedhë vetëm se kob dhe hata të mëdha. Neve nuk na ka mbetur gjë tjetër, vetëm t’a përsërisim dhe t’a raelizojm në praktikë ate apotheozën e Rilindasëve tanë mbi robërimin dhe gllabërimin e tokave të Mëmëdheut tonë e cila thoshte:

“Jo për besë nuk duam azgjë nuk,                                          vetëm se armë edhe ca bukë.”

Partitë shqiptare në shtrirjen e tyre gjeografike duhet me të drejtë sot t’a ngrisin problematikën në instanca më të larta ndërkombëtare, çështjes e pronave tona të paqetërsueshme në Shqipërinë e Vjetër Verilindore të Nishit, Toplicës  dhe Kazanë e Vrajës. Se ato troje stërgjyshore gjer më sot nga askush as nuk u blenë dhe as nuk u shitën por vetëm se u suprimuan me dhunë dhe terror,gjatë viteve 1877-1878,nga pushteti atëbotë i Millan Obrenoviqit,i cili e parapëlqente shtetin  e tij një nacional serb, dhe do të propozonte atëbotë: “Sa më pak që të ketë shqiptar  në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që të shpërngulni , aq më i madh do të jetë suksesi për Serbi”. E njëjta praktikë sot po na përsëritet edhe në Kosovën Lindore. Metoda këto ndër më prefidet të parapërgaditura nëpër kuzhinat e SAN-ës së Beogradit mbi dëbimin dhe eliminimin e shqiptareve nga trojet e veta. Sepse projekti madhor i kanalit që ishte projktuar qyshë më 1909, do të kalojë nëpër dy komunat ma të mëdha shqiptare të Bujanocit dhe të Preshevës nuk do të shkoj nga Kumanova por përmes fushës Bllatë të Leranit do arrij te kisha mbi këtë katund dhe do të priten dy kodrinat e Shatkin Virit dhe do të zbresë poshtë në lumin Pçinja dhe nga aty te ura e  Katllanovës ku Pçinja derdhet në Vardar dhe perms Vardarit dhe lumit Aksios në Greqi kanali do të lidhet me portin e Selanikut. Shtrohet pyetja pse? Sepse kjo vepër gjigante duhet te kalojë ekzluzivisht vetëm se nëpër tokat serbo-sllavo-maqedonese, dëshira dhe nostalgjia e kahershme serbe do të bëhej realitet që Serbia të ketë dalje në dy detrat e ngrohta të Egjeut dhe atij të Jonit. Dhe se shqiptarët e Kosovës Lindore duhet të dëbohen me metodat më prefide serbe për në Kosovë e gjetiu nëpër vendet perëndimore se këto dy komuna shqiptare ua prishin vazhdushmërinë teritoriale sllavo-serbo-maqedonase.                                                                                                            Të njëjta praktika Serbia i kishin vazhduar edhe gjatë viteve 1912-1941, atëbotë një kryeçetnik shkruante:”Do të isha shumë i lumtur, kur Kosta Peçanci do të na japë urdhër neve serbo-çetnikëve të tij, dhe se lumejtë e Kosëvës si: Llapi, Sitnica, Ibri dhe Drini do të bartin dy muaj koka të shqiptarëve, dhe se në Kosovë nuk do të mbetet, asnjë plisë për fare. Pastaj do t’i ndërtojmë kampet e pëqëndrimit, për shqiptarët se ata të gjithë janë kriminel… shkruhej më 1945, për shfarosjen dhe eliminimin qenies biolgjike të shqiptarëve.                                                                                               Ndërsa në planin e Millosheviqit dhe  klikës së  tij morbide  gjatë viteve 1989-1999,për shfarosjen e popullatës shqiptare thuhej:                                                                                                                             a) Në Kosovë toka e djegur duhet, t’i përfshijë të gjitha anët e saj.                                                                                                                                       b) Tymi i vatrave shqiptare të dëshmojë, se ato vise janë fikur përgjithmonë.                                                                                                  c) Kufomat e karbonizuar të shqiptarëve dhe shtëpitë e bëra shkrumb e hi të shkaktojnë trishtim vdekjeprurës.                                               ç) Botës t’i themi: Po i vrasim shqiptarët, se po na detyrojnë.     d) Toka e Shën Savës duhet të hakmeret,shqiptarët i pastron vetëm se thika.                                                                                                   Pastaj një praktikë e njejtë na u përsërit, edhe nga pasaardhsit tjerë serbë tij, të Boris Tadiqit e Ivica Daçiqit në  Luginë të Preshevës, duke i arrestuar ish-ushtarët e UÇPMB-së, pastaj prania e ushtrisë dhe xhandermërisë serbe dëshmon se qeveria e Beogradit pas protestave gjithpopullore në Kosovën Lindore, mbi mënjanimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nuk u ndërgjegjësua aspak, që t’i rrespektojë shqiptarët, se ajo ende punon me metodat e vjetra mitomane çetnike.                                                       Taktika e SAN-ës serbe është si zakonisht “pushto, mashtro, asimilo e sërish pushto” nga Beogradi tani krejtësisht është e qartë!   Kërkojmë urgjentisht nga faktori i jashtëm dhe ai i mbrendshëm, që kësaj situate kolonialiste serbe t’i jepet fund në Kosovën Lindore, e jo të na ftojnë që të dalim ne zdhejet e pa vlera serbe se neve shqiptarëve po na kërcnohet ardhmëria jonë etnike,ne mund t’a pësojmë keq, në të njejtën mënyrë si vëllezërit tanë muhaxhirë, të cilët u zhvedosën barbarisht, nga ushtria piromane dhe vrastare serbe nga trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore si nga: Toplica, Nishi, Piroti, Negotini, Zajçari, Prokupja, Kurshumlia, Leskoci, Vraja… etj.                                                               Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, për fatin  ton të hidhur nën kolonializmin dhe hegjemonizmin serb, kemi vendosur vet me referendum gjithë popullor më 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, dhe për ta vulosur më pastaj këtë plebiashit gjithë popullor me gjakun e derdhur të bijve tanë dëshmor të UÇPMB-së në të tria komunat tona shqiptare të Shqipërisë së Vjetër Verilindore si në: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. E jo sot disa të vetshpallurit përfaqësues partiak të soit dhe të sorollapit-millosheviqian e çubrilloviçijan që manipulojnë me fatin tragjik dhe dramatik të kësaj popullate të përvuajtur shqiptare në tria komunat tona shqiptare.                                            Në fund sa herë që të tjerit kanë vendosur për fatin tonë, ne shqiptarët gjithmon e kemi pësuar shumë keq dhe është dashur që të derdhen pastaj lumenj gjaku për të drejtat tona legjitime, edhe ate gjatë tërë historisë sonë të lavdishme, këtë jo që po e them unë si një ish i burgosur i ndëgjegjës shqiptare, por për këtë flet një det i tërë argumentesh dhe faktesh të pakontestueshme historiko diplomatike.

Kanali ujit per detin egje

Kanali  është me gjatësi 700 km. që do të lidh lumejt Danub dhe Moravën në Serbi, lumin Vardar në Maqedoni dhe lumin Aksios në Greqi.

Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së      

        Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch