Home » Lajme » Komesionerja e OKB-së Pillay, kërkon nga Beogradi të heq dorë nga diskriminimi i shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës

Komesionerja e OKB-së Pillay, kërkon nga Beogradi të heq dorë nga diskriminimi i shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës

EKSKLUZIVE për “Presheva Jonë” flet znj. Navi Pillay, Komesionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Funskionarja e lartë e OKB-së znj. Navi Pillay, duke shprehur shqetësimet e saja mbi zhvillimet e fundit në
Luginën e Preshevës ka pohuar për agejncinë informative kombëtare
“Presheva Jonë” se posedon njoftime të hollësishme mbi dënimet e nëntë
shqiptgarëve nga Presheva me 101 vjet burg. Madje, ajo ka sygjeruar, se
nëse të dënuarit ose familjarët e tyre besojnë se gjykimi ishte me të meta, ata mund t’i drejohen drejtpërsëdrejti OKB-së. Gjenevë,UNO, 27 korrik/ AIK-Presheva Jonë Se si e vlerëson situatën aktuale, në vecanti atë të të drejtave të
njeriut në Kosovë, Komesionere e Lartë e OKB-së znj.Navi Pillay
fillimisht në intervistën eskluzive për agjencinë informative “Presheva Jonë” ka deklaruar se situata nga konflikti i
fundit e deri më tani megjithese ka shënuar progres, megjithatë në rajon
ka ende shumë për t’u bërë. Sipas
saj, në rajon janë disa sfida që janë preokupuese dhe vazhdojnë ta
rëndojnë situatën që po reflektohen negativisht mbi të drejtat e njeriut
në Kosovë. Kosova ka miratuar një kornizë ligjore, por zbatimi i
këtyre ligjeve është shpesh i dobët. Autoritetet duhet të demonstrojnë
vullnetin politik dhe të punojnë ngushtë me organizatat joqeveritare
dhe shoqërinë civile në mënyrë që të përmisojnë mangësitë ekzistuese,
ka pohura në vazhdim znj.pillay. Pyetjes
sonë rreth raportit të Dick Martin i cili akuzon ish-krerët e UCK-së
për “trafik organesh” znj. Navi Pillay ka deklaruar se “hetuesit mbi akuzat nga
raporti i senatorit zviceran Dick Marty mbi krerët e ish-UCK-së, për
“trafik organesh” në Kosovë mund të thuhet se nuk kanë shënuar ndonjë
progres të madh në.

” Ndërsa lidhur me situatën në Serbi Komisionerja e lartë OKB-së znj.Pillay po
ashtu e ka cilësuar alarmante, sidomos për shkak diskriminimit të të
drejtave të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe
sulmet e njëaspnjëshme ndaj gazetarëve dhe mediave. Më
konkretisht ambsadorja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke folur
mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginën e e Preshevës ka pohuar se
“mbi situtën dhe problemet që ballafaqohen shqiptarët në jug të
Serbisë është e njoftuar mirë OKB dhe komuniteti ndërkombëtar. Në Vitin 2011, Komuniiteti për Eliminimin dhe Diskriminin
Racor ka shqyrtuar situatën e të drejtave të njeriut në Serbi dhe ka
shprehu shqetësim në lidhje me diskriminimin e shqiptarëve etnik në
Serbinë jugore, veçanërisht në fushat e punësimit, edukimit, dhe
përfaqësimi në insitucionet vendore. Krijimi i një organu konsultativ,
Këshilli Kombëtar Shqiptar, mund t’i kontribuoj shumë proceset në
afrimin e palëve dhe zgjedhjen e problemeve në rajon, duke lehtësua
dialogun mbi këto çështje midis qeverisë dhe autoriteteve dhe të çojë
në zgjidhjen e tyre…” ka nënvizuar ajo. Në
fund znj.Navi Pillay, duke shprehur shqetësimet e saja mbi zhvillimet
e fundit në Luginën e Preshevës ka pohuar për agjencinë informative
“Presheva Jonë” se posedon njoftime të hollësishme mbi dënimet e nëntë
shqiptarëve nga Presheva me 101 vjet burg. Madje, ajo ka sygjeruar,
se nëse të dënuarit apo familjarët e tyre besojnë se gjykimi ishte me të meta, ata mund t’i drejohen drejtpërsëdrejti OKB-së.

We must talk http://www.essayprofs.com later when we are both ready

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch