Home » Lajme » KOMISIONI ORGANIZATOR I LËVIZJES MBARËKOMBËTARE TË PROTESTËS:”100 VJET KOMB COPËTUAR” 27 KORRIK 2013 TIRANË

KOMISIONI ORGANIZATOR I LËVIZJES MBARËKOMBËTARE TË PROTESTËS:”100 VJET KOMB COPËTUAR” 27 KORRIK 2013 TIRANË

Fatos Ashiku
KOMISIONI ORGANIZATOR I LËVIZJES MBARËKOMBËTARE TË PROTESTËS:”100 VJET KOMB COPËTUAR” 27 KORRIK 2013 TIRANË .
PETICION!
LËNDA : THIRRJE DREJTUAR SH.B.A. DHE QEVERIVE TË EUROPËS PËR TË SHFUQIZUAR AKTET E COPËTIMIT DHE PËR TË RISHIKUAR TËRË PROÇESIN E COPËTIMIT NDAJ SHQIPËRISE!

Të nderuar Miq!
Jemi plot një shekull kohë nga 29 Korriku i vitit 1913. Periudhë nga përfundimi i takimit të ambasadorëve të “Fuqive te medha” . Takimi i këtij niveli ratifikoi dhe zgjeroi më tej, përmasat e aneksimeve të mëhershme,ndarjes dhe copëtimit te Shqipërisë. Konferenca e Ambasadorëve e Londres. E cilësuar ndryshe si “Konferenca e fshehtë e Londrës” .
Shqipëria me humbjen e pavarësisë së shpallur në Vlorë me 28 Nentorë të v.1912 r
a nën trysninë e plotë të strategjisë së nënshtrimit, defaktorizimit, proçes i nisur që
herë, për shkaqet e pozitës së lakmueshme gjeopolitike e strategjike që vendi ynë e pati edhe e ka në rajon.
Lind pyetja. Përse Shqiptarët edhe edhe pas nje shekulli nga referimi i ngjarjeve të ndodhura që nga Kongresi i Berlinit nuk binden edhe nuk heqin dorë:por kërkojnë shfuqizim, pavarësim dhe nuk integrohen kështu si janë në rrjedhat e kohës? Arsyet edhe argumentet:
1-Mënyra se si u soll ndaj Shqipërisë diplomacia evropiane e” ekuilibrit të forcës dhe të së drejtës së kompromisit” duke e trajtuar sikur një plaçkë tregu.
2-Lejimi i realizimit të planit të shfarosjes, plan makabër i dëshmuar katërciprisht. -Kemi të dëshmuara fakte, të cilat do i parashtrojmë në Gjykatën supreme të Hagës, se vendet e tilla, nuk respektuan por i shkelën, i tejkaluan caqet e akteve të hartuar. Kujtojme 3 pika të marrëveshjes për aneksimin e Shqiperisë veriore (Sanxhakun e Nishit,Toplic) si edhe raste të tjerë ngado ku u realizua ky proçes aspak i pranueshëm.
3-Mënyra se si vet Konferenca e Ambasadorëve e Londrës e cila pati dhe la nje ndikim tërësor në vijimësi mbi këtë proçes, u zhvillua duke mos lënë gjurmë. Sikur ishte një akt turpi ashtu edhe nuk u hartua nje dokument. Së paku deri më sot i padëshmuar edhe gjendur përmes kanaleve diplomatike. -Për të (Konferencën) nuk u dha asnjë deklarate, nuk u perpilua asnjë dokument i cili të dëshmojë, trasparencën dhe vetë seriozotetin e një akti të tillë që ndërmerrte një akt kaq vendimtar në ndikimin e ngarjeve dhe zhvillimeve në rajon sa edhe për fatet e një kombi.
-Ja se si do të shpreheshin dy prej protoganizteve pjesëmarres në këtë konferencë: – Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptare….”(Grey, Memoires, Botime Payot, faqe 253)
-Pol Kambon, ish pjesëmarres në mbledhjen e Londres… :-“Ballkanikët tanë iken, por mbeten pa u zgjidhur problemet më të renda, kufijtë e Shqiperise dhe ishujt e Detit Egje (Pol Kambon, Korespodenca, faqe 51, Botimet Grasset, viti 1946) -….Mbledhja e Ambasadorëve të 6 Fuqive të Medha në Londër nuk u thirr për të diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis 4 fuqive ndërluftuese ballkanike, Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Turqisë, pas Luftes se Dyte Ballkanike.
Pol Kambon e pohon një gjë te tillë. Ai shprehet se: …”-Pas nënshkrimit të paqes midis Turqisë dhe Italisë, marrja e vendimeve qe do t’u imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqisë ju besua trupit diplmatik në Londër. Ai kishte për detyrë hartimin e marrëveshjeve midis shteteve të ndryshme nderluftuese të Ballkanit. Mbledhja e Londres u hap në 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grasset, viti 1946) Po këtë e pohon, vetë drejtuesi i mbledhjes Grey i cili shprehet se: ..”-Ta mendosh mirë, roli im personal në këtë Konferencë dukej pa ngjyra dhe shumë banal. Interesat britanike nuk ishin të afektuar nga fati i Gjakovës, Shkodrës apo fshatrave të tjera shqiptare.. “(Grey, Memoires, Payot, 1927,faqe 254)
4-Argumenti :se proçesi i aneksimeve të trojeve dhënë vendeve fqinje. Ndarja dhe copëtimi bëhej për të kenaqur interesat e forcave fituese në lufte me Perandorinë Atomane Nuk është i vërtetë !
-Po ashtu sikur u tha:’- kjo bëhej për të ruajtur dhe shërbyer paqes!’ kjo nuk qendron. Pasi krejt tjetër deshmohet:
– Trojet që iu morën Shqipërisë shërbyen për vend zbarkim dhe kalim portual ,për t’ia vënë zjarrin rajonit, kontinentit dhe botës për dy luftëra me karakter grabitqar. 5-Trualli i ndarë edhe i coptuar u bë teren eksperimental për mëse një herë.Ku u artikuluan dhe vijojn politika diferencimi klasore, terren dekantimi te modeleve antihumane qeverises dhe lufte nxites.Eksperimentet vijojnë!
-Dukuri që bien ndesh ,me çdo parim te ngritjes dhe funksionimit te nje shoqerie qe bazohet mbi parime humane! keshtu:
-Ndryshimet bazuar mbi sistemin e ri politik u bënë në kudërshtim flagrant me ligjet ekonomike , strartit mbi të drejta te konkurimit te barabartë. Një shtresë sejmenësh të politikës klnore u bënë “kapitaliste “brenda nate” duke e shëndrruar masën absolute të punonjesve, popullit në të pa pune ,në të pa pronë.
Pra! Në kundërshtim të hapur me vetë tiparet e sistemit kapitalist duke proletarizuar shumicën?!
-Të vetme vënde(Tirana dhe Prishtina) terrene te “pavaresuar” permes modelit te skemes se coptimit( pretektoratit) të cilët nuk bejne zgjedhje me standarte por farsa elektorale.
-Ku mungon dhe nuk reklamohet minimumi jetik .Sa i duhet nje njeru per te jetuar. Lind dhe mbetet vijimesisht shqetsuese dilema dhe pyetjet shtrohen pa ndare:-Ku
shkohet, çfarë bëhet .Si ndodhin këto ne prani te nstituticioneve Euro-Atlantike?-
Shqiptarët mos jane skllevërit e Europës?!
Brënda këtij konteksi, mbajtja pa prekur e këtyre akteve dhe mos zhbërja de jure e këtij proçesi që pati impakt negativ mbi rajonin dhe vet popullin vendin e Shqiptarëve mbetet preçedent vijimsisht i rrezikshëm për orekse të vjetra . Së paku kjo u jep mundësi forcave regresive të mbajnë ngujuar në rajon nje politike luftënxitese.
-Pra!- Si mundemi të mbajme këtë “status kuo” bazuar mbi traktate të tillë të padenjë? -Si mundet të mbajë mbi shpinë Europa e bashkuar një akt të tillë turpi, në ndërgjegjen e saj historike, në kujtesën e saj . Pa e demontuar edhe denoncuar atë edhe gjithë çfare u realizua përmes një mendësie luftënxitëse?
-Ndodhen mjaft ndryshime: -Është anulluar Konferenca e Versajës e vitit 1919-1920. Ajo krijoi asokohë mbretërinë serbo-kroato-sllovene, duke anulluar edhe pavarësinë e Malit te Zi. Sot ky vendim i Konferencës se Versajës është anulluar në masën 90 përqind, në vënd të Jugosllavisë, janë krijuar 7 shtete të veçanta.
Ka mbetur pa u zgjidhur nga kjo Konferencë ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë. -Eshtë anulluar tërësisht Konferenca e Jaltës e vitit 1945.
Eshtë shpërbërë, blloku lindor dhe vetë ish-Bashkimi Sovjetik.
Eshtë riparuar edhe copëtimi qe ju bë Gjermanisë. Gjermania Lindore iu bashkua asaj Perëndimore.
Por ajo që na bën Ne Shqiptarëve skeptikë sa edhe të pamundur edhe nëse gjakun do e bënim ujë. Është fakti se vendet e rajonit të cilat kanë troje edhe njerëzit tanë atje nuk kanë ende të qartë se :
a- Pa respektuar dhe u dhënë vendi i merituar Shqiptarëve autoktonë në trojet e veta nuk ka stabilitet dhe paqe për ta edhe në rajon e më gjerë. Arsye se Mali i Zi është bërë shtet thuajse tërësisht mbi troje Shqiptare. Po ashtu edhe Sllavo-Maqedonia.Serbia mban peng Sanxhakun e Nishit toplicen dhe Krahinen e Preshevës.
– Është e pamundur të keshë stabilitet kur ua mohon identitetin, nuk u respekton barabar të drejta sikur janë normat ndërkombëtarisht të pranuara pjesave autoktone si bazë e krijimit të atij shteti.
Kur per etnine tende, drejte e pa drejtë Serbia Dhe greqia dhe tjetët bejnë namin dhe Shqiptarve u mohohet deri të drejta elementare.
-Lind pyetja .Nëse kosova shtet multinacional nuk i del Zot Krahinës se Presheves kur vjen puna të luajë karten e reciprocitetit.Kush do flasi për të kush do kerkoje ti
realizohen të drejtat?
-Ja pra! Pse mungesa e strukturave mbarë kombtare dhe shtetit mbare kombtare ndihet.Kjo qartë kështu nuk mund të ketë integrim barabar teëShqitareve në rajon. b-Është fakt i pamohueshëm :se edhe në këto çaste që po ju drejtohemi për prononcim .Përmes udhëve legale apo ilegale hartohen harta shoviniste, bëhen deklarime “Megalidesh” për aneksim të mëtejshem, hartohen plane tinëzisht spastrimi etnik dhe asimilimi.
Në këto kushte, tej objektivave legale të politikës dhe programeve Euro-Atlantike për të cilat Shqiptarët janë dëshmuar pro kemi një realitet tjeter: – Kur për një votë në instituticionet ndërkombtare politika e korruptuar klanore vendase nga Tirana – Prishtina etj, kulpërohet edhe shet interesa kombëtare, dinjitetin e vendit dhe popullit te vet, gjëra të stërthëna edhe të njohura botërisht, natyrshëm në këto kushte të mungesës së sovranitetit, per shkak te shtetit ngritur jo mbi baza mbare kombtare.
Ne si popull i qytetëruar dëshmuar ndër hershmeri dhe kulturë, jemi autoktonë të Europës këtu, kohë para se të viheshin themelet e kontinentit.
-Kurrë nuk dhamë shembullin e prishjes se paqes dhe harmonisë, bashkëjetesës paqësore mes popujsh dhe racash dhe objektivave bashkohorë.
Ne nuk jemi të destinuar dhe të interesuar, për prishjen e “shtëpisë sone” ! Përkundër, duke shfuqizuar këtë realitet barbar, ne bëjmë :një akt civilizimi, pavarësimi, sovraniteti, demokracie bazuar në parimet themelore ku bazohet ngrehina e kombeve dhe Europa e bashkuar.
Mbase kjo arsye, na ka bërë të durojmë edhe mos bëhemi hakmarrës duke u treguar tolerante. Por !Edhe durimit i vjen një çast qe nuk përmbahet. Ne nuk kerkojmë një rikthim, për demarsh apo supermaci racore dhe prioritetesh të cilat qartë flasin në favorin tone.
-Por, mohimin e një akti tërësor për t’u çliruar kombëtarisht mes vetes dhe popujve që kemi pranë, popujve ndër kombe, për të realizuar aspirata për jetë të lirë dhe për të qenë sovran në gjallërimin e prioriteteve të përbashketa.
Nuk mundet kurrë ,një politike globale të rezauroje anormali që dëshmohen. Fakti se Ne si askush tjetër popull kufijtë i kemi mes vetvetës, por të pa aftë ti qeverisim, sepse jemi nën tutelën e një politike që ka sjell ndarja dhe aneksimi.
-A mundet Europa e bashkuar, planet Euro-Atlantike të ndihen komode dhe të garantuar në rajon ,nëse pikërisht Ne populli dhe kombi Shqiptar gjendemi të sunduar dhe të skllaveruar thelbësisht në gjallërmin bazal të humanitetit dhe sovranitetit?
Pikërisht këte kërkojmë t’ju trasmetojmë permes ketij peticioni: -Bashkohuni me Ne: per ta demontuar në rrënje këtë padrejtësi me përmasa historike ndërkombëtare! Thellë në mohimin e këtyre akteve ,duke u hapur udhë proçeseve integrues të rajonit edhe Ne si popull duke na riparuar padrejtësi që na kushtuan tragjedi dhe humbje kolosale.
KËRKOJMË:
-Riformulimin e nje Konferencë Euro-Atlantike të nivelit te lartë, e cila të shqyrtojë tërë këtë agjendë që mbart tërësia e nje procesi unik copëtimi që nga Kongresi Berlinit kur Shqipërisë iu hoq Sanxhaku i Nishit Toplica dhe një sërë trojesh në Malesinë e Madhe (Podgoricë) dhe Lindje (Shkup) deri në Konferencën e ambasadoreve te Londrës. Ku u ratifikua një aneksim i mëtejshëm duke na sakatuar deri në Prevezë ne Jug, si edhe shqyrtimin e çeshtjes Çame, popullsi që u largua me dhunë nga pronat dhe trojet e tyre.
Ndërmarrja e një veprimi të tillë: për t’u ndier bashkarisht të sigurt edhe të garantuar, në udhën drejt realizimit te misionit jetësor, ardhmërise së garantuar, në përputhje me moralin dhe parimet universale, ligjësitë me të cilat kombet bashkjetojnë brenda moralit te krijimit dhe perjetesisë .
Shqiptarët të defaktorizuar kurrë nuk do ia dalin të prodhojnë politikë integruese. As edhe paqja dhe siguria nuk do të ndihet e garantuar, për faktin se vendet që na kanë trojet ndihen vijimsisht të frustruara nga kompleksi i fajësisë, për të cilen duhen shpenguar.
Për të dhenë një shans historik ,të demontohet politika e urrejtjes dhe të ndihemi të lirë dhe paqësore në marrëdheniet ndërbilaterale e multibiaterale. Kemi bindjen, që thirrja jone do të dëgjohet dhe respektohet andaj Ju drejtohemi.
Ne e duam Integrimin si proçes globalizimi.Por më parë dhe paralelisht atë mes vetës.
Nje komb i defaktorizuar integron :antivleren e vet, klanet, interesa korruptive, për të cilat besojmë se nuk janë interes i Europës së bashkuar dhe aleateve tane historike.
Mbetemi të bindur se: SH.B.A, Bashkësia e vendeve anëtare dhe
përfaqësuese të Europës së Bashkuar do e trajtojë kete dokument: -Thirrje të popullit Shqiptar me përgjegjesi të larte ,në favor të interesave të drejta të cënuara kaq mizorisht.
Një popull tjeter !As do bënte fjalë pa zgjidhur këtë padrejtësi të mendonte për integrime, kur ndihet i copëtuar dhe i defaktorizuar në një rajon ku interesat ndërthuren kaq ngushtësisht.
Dhe kjo eshte e pranishme ne rajon si dukuri Ju e dini. Kohët kanë ndryshuar, por Ne kurrë per shkaqet e lart përmendur, nuk mund të integrohemi në instituticione të Bashkesise ndërkombtere pa u faktorizuar së brendshmi.
Nëse doni të degjoni zërin e së vërtetës sikur ndodh realisht, zë që buron nga një komb mbi 15 miljonesh në mbarë botën. Merreni këtë në konsiderate ,pasi kurrë nuk do të ketë Paqe dhe stabilitet në rajon, as integrim te Shqiptareve.
Miqte e paqes dhe harmonise , në Shqiperi nuk do të kenë një partner të denje sa të jetë Zot i fateve të tij duke respektuar aspirata së pari ndaj kombit dhe popullit të vet.
Një qeverisje që nuk mbart një politike mbarë kombëtare ajo lehtësisht behet plaçkë që shitet dhe blihet lehtësisht për intresa çfarëdo.
– Këtë kurre nuk do e pranojmë ndryshe , sepse jemi popull i lashtë me kulturë edhe kemi kapacitete qeverisëse të deshmuara boterisht.
-Jemi në pritje të marrim sa më parë konfirmimin tuaj i cili pa mëdyshje do të marrë në konsideratë trajtesën dhe thirrjen për të cilën jemi të tubuar në kete  manifestim të shpirtit të lirë të Shqiptarëve!
-Më konsideratë: KOMISIONI I LËVIZJES MBARËKOMBTARE TË PROTESTËS “100 VJET KOMB I COPËTUAR” Shqipëri, më 27 Korrik, viti 2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch