Home » Lajme, Vendore » Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë nuk duhet ri-miratuar por duhet funksionalizuar sa më parë

Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë nuk duhet ri-miratuar por duhet funksionalizuar sa më parë

Refik Hasani foto luginaSot ishte seanca e Kuvendit  dhe u njoftuam  nga mediat elektronike  që KK Gjilan, miratoi një vendim për formimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë !? .

Kjo përbërje e Kuvendit Komunal të Gjilanit nuk ka nevoj e as arsye  që të ri-votoj një vendim që tani është miratuar  dhe  ekziston. Shumë lehtë mundë  të gjindet  procesverbali i seancës në fjalë  .

Sqarojm opinionin  publik që :  Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë është   formuar më datën   e 27 qershor 2013 të seancës  e VIII-të , pas disa kërkesave nga ne  u arritë që të formohet .

Refik Hasani ne seance kuvendiPo ,  ashtu ,për herë të parë pas vitit 1999,u  arritë që Kuvendi  Komunal  i  Gjilanit të caktoj  një pikë të rendi të punës kushtuar banorëve që jetojn në Gjilan dhe Komunave që kufizohemi me Preshevë , Bujanoc , Kumanovë e Likovë . Për caktimin e një pike të veqantë të rendit të punës 24 Këshilltarë Komunal votuan pro kurse 14 ishin  kundër dhe asnjë abstenim . Kurse për caktimint të një pike të posaqme  të rendit të punës në seancën e datës  27 qershor 2013 pas diskutimeve  u hodhë në votime dhe ja rezultati  22 Asambleistë  votuan pro kurse të tjerat  vota  ishin   abstenime. Në këtë seancë është marrë edhe vendimi lidhur  me atë që Komiteti do ti ketë nënt  /9 / anëtarë .

Prandaj , kjo legjislaturë  e Kuvendi të Gjilanit gjatë ksaj periudhe është dashur jo të mirret dhe që të votoj një vendim që tani kaher ekziston , por:

– Të pregaditet draft marrëveshja për nënshkrim me Komunat veqë e veqë ,

– Është dashur të jetë caktuar nga Kuvendi ,Komision që do të pregaditin draftë marrëvëshjen dhe të caktohet për cilën kohë duhet ta përfundojn dhe po kjo legjislatur e Kuvendit të ngarkoj me detyra Asambleist  edhe

– Për caktimin e detyrave dhe përgjegjesive të anëtareve të këtij komiteti për bashkëpunim ndërkufitar .

Për këto dhe çështje tjera është i njoftuar opinion i gjërë , kurse sa i përket zyrës për të dëbuarit, zhevendosurit dhe shpërngulurit nga  Medvegja, Bujanoci  dhe  Presheva është segment që i përket nivelit qendror , pra Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës .

Autori  Refik HASANI , ish-Këshilltarë  Komunal  i Gjilanit dhe njëherit Asambleisti  që dha  propozimin  dhe  u morë vendimi   për  formimin e Komitetit  për bashkëpunim  ndërkufitarë .

 

Gjilan 28 Maj  2014 .

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch