Home » Lajme, Vendore » KOMPLEKSI BANESORË NUK DO TË NDËRTOHET VETËM PËR PERSONAT E ZHVENDOSUR

KOMPLEKSI BANESORË NUK DO TË NDËRTOHET VETËM PËR PERSONAT E ZHVENDOSUR

Bujnaoc, 15 tetorë

Të zhvendosurit që gjenden në komunën e Buajnocit, pritet që në një të ardhme të afërt të kenë kushte më të mira për jetesë, por nuk do të jenë vetëm të zhvendosurit që do të përfitojnë nga ky projekt.

Iniciativa e një kompleksi të tillë banesorë është e kahmotshme, por mënyra e realizimit të këtij projekti ka ndryshuar në krahasim me atë të datës 28 shtatorë të vitit të kaluar, kërkesë kjo e nënshkruar nga ish-Kryetari i komunës Shaip Kamberi, i cili për dallim me kërkesën apo marrveshjen që është bërë tani, nuk kishte kërkuar që 40 përqind e banesave ti shpërndahen popullatës të komunës së Bujanocit.

Në letrën e kryetarit të komunës Nagip Arifit dhe atij të Kuvendit Hajredin Hydës dërguar përfaqësuesit të Misionit të UNHCR-së në Sërbi Eduardo Arboleda, ndër të tjerash kërkohet një garancion, që objekti i banimit social në kushte të mbrojtura, do të kontribuojë që deri në fund të vitit të mbyllet qendra kolektive “Motel” në Bujanoc, të kombinuar me paketet tjera ndihmëse të cilat i ofronë UNHCR.

Në këtë letër gjithashtu kërkohet nga UNHCR, që, duke u bazuar në specifikacitetin e komunës së Bujanocit të angazhohen bashkarisht me Unionin Europian të shqyrtohet mundësia që në vend të 20%, qytetarëve të komunës së Buanocit ti ndahen 40 përqind të banesave nga ky kompleks banesorë.

Sipas kësaj shkrese, komuna e Buajnocit nuk do të jetë pjesmarrëse në finasimin e këtij kompleksi banesorë.

Në shkresën e ish kryetarit të Komuëns Shaip Kamberit dërguar më 28 shtatorë të vitit të kaluar, po të njëtit persona, thuhet se, “me këtë shkresë komuna e Buajnocit përkrah ndërtimin e objektit për banim social në kushte të mbrojtura për persona të zhvendosur dhe raste sociale, por që askund në shkresën e Kamberit, nuk ishte cekur përqindja e ndarjes së banesave, apo edhe paketat ndihmëse të cilat i ofronë UNHCR-i

Propozimi për ndërtimin e një kompleksi banesor vije si kërkesë për të stacionuar në një qendër të gjithë të zhvendosurit, sepse ata tani jetojnë  në katër qendra kolektive.

Kompleksi banesore do të përfshijë 20 banesa, ku 5 prej tyre do t’i ndahen kuvendit komunal për raste sociale, ndërsa 15 të tjerat do të dedikohen për të zhvendosurit.

 

RTB

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch