Home » Lajme, Vendore » KOMUNA E BUJANOCIT dhe SHËRBIMI NACIONAL PËR PUNËSIM Shpallin THIRRJEN PUBLIKE PUNËDHËNËSVE

KOMUNA E BUJANOCIT dhe SHËRBIMI NACIONAL PËR PUNËSIM Shpallin THIRRJEN PUBLIKE PUNËDHËNËSVE

Subvencioni për hapjen e vendeve të reja të punës I lejohet punëdhënësve me qëllim të punësimit të personave të papunësuar e të cilët janë në evidence e Shërbimit nacional për punësim, Filiali në Vranjë – Ekspozitura në Bujanoc. Të drejtën në subvencion mund ta realizojnë punëdhënësit të cilët janë ndërmarrës[1] ose persona juridik në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme[2].

Subvencioni lejohet në shumën e njëhershme prej 120.000,00 dinarë për çdo vend të sapohapur.

Punëdhënësi, gjegjësishtë njësia organizative e punëdhënësit në të cilin punësohen këta person, duhet patjetër të jetë e regjistruar më së paku tre muaj para datës së fletëparaqitjes.

Punëdhënësi për një kërkesë mund të realizoj subvencion për hapjen e më së shumti dhjetë vendeve të reja të punës.

Punëdhënësi i cili realizon të drejtën e subvencionit është i obliguar të lidhë kontratë mbi punën me personin e papunësuar në kohë të caktuar, me orarë të plotë të punës, në kohëzgjatje prej së paku 12 muaj, nga dita e krijimit t mardhënies së punës, dhe t’i paguaj obligimet ndaj fondeve për kontributet për sigurim të obliguar social për të sapopunësuarit në pajtim me ligjin.

Të drejtën për subvencion për hapjen e vendeve të reja të punës nuk mund ta realizojnë organet dhe organizatat shtetërore, shfrytëzuesit e drejtëpërdrejtë dhe indirekt të mjeteve buxhetore dhe shoqatat e qytetarëve.

Punëdhënësit të cilit i lejohet subvencioni për hapjen e vendeve të reja të punës nuk mundet që sërish të paraqet kërkesë sipas kësaj thirrje publike.

Thirrja publike shpallet në mjetet e informimit publik dhe në tabelën për shpallje të Komunës së Bujanocit. Thirrja publike është e hapur 10 (dhjetë) ditë nga dita e publikimit.

 

 

II KUSHTET, DOKUMENTET DHE MËNYRA E PARAQITJES SË KËRKESËS

            Kushtet për paraqitjen e kërkesës

 

Të drejtën në ndarjen e subvencionit për hapjen e vendeve të reja të punës mund ta realizojnë punëdhënësit me kusht që:

–       të kenë të regjistruar veprimtarinë në territorin e Komunës së Bujanocit së paku tre muaj para datës së paraqitjes së kërkesës;

–       që në vendet e sapohapura të punës të punësojnë persona nga evidenca e Shërbimit nacional për punësim, Filiala në Vranjë – përfaqësia në Bujanoc;

–       ta paraqesin kërkesën krahas planit të biznesit sipas ekstraktit të paraparë;

–       që me rregull t’i paguajnë obligimet mbi bazën e kontributit për sigurim të obligueshëm social për të punësuarit, për tre muajt e fundit të cilat i paraprijnë muajit në të cilin është paraqitur kërkesa.

 

 

Dokumentacioni për paraqitjen e kërkesës

 

Me rastin e paraqitjes së kërkesës punëdhënësit paraqesin këto dokumente:

–       kërkesën për planin e biznesit në ekstraktin e paraparë;

–       fotokopjen e aktvendimit mbi regjistrimin në regjistër, nëse bartësi i kërkesës nuk është i regjistruar në Agjensionin për regjistrat ekonomik;

–       ekstraktet nga evidenca e të papunësuarëve nga Shërbimi nacional për punësim, Filiala në Vranjë – përfaqësia në Bujanoc për peronat të cilët punësohen;

–       fletëparaqitjet tatimore mbi kontributet e paguara për sigurimin e obligueshëm social për pagat/kompensimet e pagave të të punësuarëve për tre muajt e fundit, të cilat i paraprijnë muajit në të cilin është paraqitur kërkesa.

Këshilli për punësim i Komunës së Bujanocit, në cilësinëe  Komisionit për përcjelljen dhe realizimin e programit të ndarjes së subvencioneve për hapjen e vendeve të reja të punës i cili e bie vendimin, e mbanë të drejtën të kërkoj edhe dëshmi të tjera relevante lidhur me marrjen e vendimit mbi kërkesën e paraqitësit.

 

Mënyra e paraqitjes së kërkesës

 

Kërkesa së bashku me planin e biznesit dhe dokumentacionin tjetër përcjellës, në dy ekzemplarë, i paraqitet Komisionit të Komunës së Bujanocit për përcjelljen dhe realizimin e programit të ndarjes së subvencionit për hapjen e vendeve të reja të punës, përmes notarisë së Administratës komunale në Bujanoc, në plikon e mbyllur  me shenjën: Fletëparaqitje për pjesëmarrje në programine  ndarjes së subvencioneve për hapjen e vendeve të reja të punës.

 

 

III MARRJA E VENDIMIT

 

Vendimin mbi ndarjen e subvencionit për hapjen e vendeve të reja të punës merret në bazë të verifikimit dhe notimit të kërkesës me biznis planin.

 

Verifikimi i kërkesave të paraqitura

 

Këshilli i Komunës së Bujanocit bënë verifikimin e kërkeesave të paraqitura, gjegjësishtë verifikimin e përmbushjes së kushteve të Thirrjes publike dhe të dokumentacionit të bashkëngjitur. Kërkesat të cilat nuk im përmbushin kushtet e parapara me Thirrjen publike nuk do të shqyrtohen.

 

Notimi i kërkesave të paraqitura

 

Me rastin e notimit të kërkesave krahas planit të biznesit merren parasyshë këto kritere:

  • lloji i veprimtarisë së punëdhënësit 0-5 pikë;
  • periudha e ushtrimit të veprimtarisë së paraqitësit të kërkesës 0-10 pikë;
  • tendencën e numrit të punëtorëve për të punësuarit për 3 muajt e fundit 0-10 pikë;
  • pjesëmarrja e kategorive vështirë të punësueshme të personave të papunësuar për të cilat është lejuar subvencioni 0-15 pikë;
  • vlerësimi i rëndësisë i fletëparaqitjes me planin e biznesit për tregun lokal të punës në territorin e Komunës së Bujanocit 0-10 pikë. Vlerësimin e bënë Këshilli për punësim të Komunës së Bujanocit, në cilësinë e Komisionit për përcjelljen e realizimit të Programit për ndarjen e subvencionit për hapjen e vendeve të reja të punës dhe jep mendim me shkrim për secilën kërkesë të paraqitur.

 

Lista e pikëve është pjesë përbërëse e Thirrjes publike dhe publikohet në tabelën e shpalljeve të Komunës së Bujanocit.

 

Vendimi mbi lejimin e subvencioneve për hapjen e vendeve të reja të punës

 

Vendimi mbi lejimin e subvencionit për hapjen e vendeve të reja të punës bihet sipas kriteriumeve sipas numrit të pikëve të fituara. Vendimin e  bie Këshilli për punësim i Komunës së Bujanocit, në cilësinë e Komisionit për përcjelljen e realizimit të Programit për ndarjen e subvencionit për hapjen e vendeve të reja në afat prej 8 ditëve nga dita e hapjes së kërkesave të paraqitura.

Vendimin mbi lejimin e subvencioneve për hapjen e vendeve të reja të punës krahas listës së kërkesave për ndarjen e numrit të pikëve publikohet në tabelën për shpallje të Komunës së Bujanocit.

 

IV LIDHJA E KONTRATËS

 

Komuna e Bujanocit – kryeshefi i Administratës komunale dhe Punëdhënësi lidhin kontratë, me të cilin definohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta, në afat prej 3 ditësh nga dita e marrjes së vendimit mbi lejimin e subvencionit.

 

Dokumentacioni për lidhjen e kontratës

 

  1. dëshmia mbi themelimin e vendit të punës në kohë të caktuar për personat të cilët punësohen: kontrata për punën dhe fletëparaqitjen për sigurim të obliguar social, nuk bënë të jetë para dates së paraqitjes së kërkesës krahas dhe se personat duhet të mbesin në mardhënie pune më së paku 12 muaj  nga dita e themelimit të mardhënies së punës;
  2. fotokopija e kartelës së nënshkrimeve të depozituara;
  3. mjetet e sigurimit të obligimeve të kontraktuara: kambiali blanko i shfrytëzuesit të mjeteve, i nënshkruar dhe i verifikuar me rregull, me autorizimin kambial.

 

V OBLIGIMET KRAHAS KONTRATËS

 

Punëdhënësi – shfrytëzues i subvencionit është i obliguar:

 

–       personat për të cilët ka realizuar të drejtën e subvencionit t’i mbaj në mardhënie pune në kohë të caktuar, me orar të plotë të punës, në kohëzgjatje prej më së paku 12 muaj nga dita e themelit të mardhënies së punës;

–       t’i shlyej obligimet mbi bazën e kontributit për sigurim të obliguar social, në pajtim me ligjin;

–       t’i mundësoje Komunës së Bujanocit përcjelljen e realizimit të obligimeve kontraktuese;

–       t’i dërgoj komunës së Bujanocit dëshmitë mbi realizimin e obligimeve kontraktuese;

–       ta njoftoj Komunën e Bujanocit mbi të gjitha ndryshimet të cilat janë të rëndësishme për realizimin e kontratës, në afat prej 8 ditësh nga shfaqja e ndryshimit.

 

VËREJTJE: Në rast të ndërprerjes së mardhënies së punës me personin për të cilin është realizuar e drejta për subvencion, punëdhënësi është i obliguar që në afat prej 30 ditësh nga dita e ndërprerjes së mardhënies së punës, të themeloj mardhënie pune me personin tjetër të papunësuar dhe që këtë person ta mbajë në mardhënie pune më së paku deri në skadimin e afatit të paraparë me kontratë të shtuar për periudhën në të cilën është bërë zëvendësimi.

Punëdhënësi – shfrytëzuesi i subvencionit i cili nuk i përmbushë obligimet e përcaktuara me kontratë ësht i obliguar që Komunës së Bujanocit t’ia kthej shumën e paguar të subvencionit, në përpjestim me përqindjen e realizimit të obligimit kontraktues, të shtuar për kamatën ligjore të krijuar nga data e bartjes së mjeteve. Përqindja e realizimitë obligimeve kontraktuese caktohet në bazë të numrit të muajve për të cilët punëdhënësi ka siguruar mardhënien e punës personit për të cilin është realizuar subvencioni dhe i ka paguar kontributet për sigurimin e obliguar social, në raport ndaj numrit të përgjithshme të muajve të obligimeve kontraktuese.

 

 

VI INFORMACIONET E TJERA

 

Këreksa për pjesëmarrje në programin e ndarjes së subvencionit për hapjen e vendeve të reja të punës mund të merret në Administratën komunale të Komunës së Bujanocit, Zyra për zhvillim ekonomik lokal, ose mund të shkarkohet nga faqja e internetit www.bujanovac.rs

 

Të gjitha informacionet mund të merren në këtë numër të telefonit: 017/654-517.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch