Home » Lajme, Vendore » Komuna e Bujanocit ka mirëpritur Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës me bashkëpuntorë

Komuna e Bujanocit ka mirëpritur Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës me bashkëpuntorë

Komuna e Bujanocit ka mirëpritur ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës z.Armend Zemaj i shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar Shëndetësor z. Naser Ramadani, ku nga kryetari Nagip Arifi është informuar rreth gjendjes epidemiologjike të shkaktuar nga Covid 19, si dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të komunës së Bujanocit.

Është falemnderuar ministri për angazhimin e tij rreth hapjes së konkursit për specializim për mjekët e Luginës së Preshevës që pritet të hapet javën e ardhshme, dhe u kërkua nga ministri që kuota për mjekët të jetë sa më e madhe që është e mundshme, e poashtu të jenë specializimet me pagesë.

Nga ministri u premtua që interesimi i tij për Luginë e Preshevës do të vazhdojë dhe se do të pranojnë sa më shumë që të jetë e mundshme specializantë, me qëllimin që pas specializimit të kthehen në vendlindje për të punuar.

Në fund, delegacionet e dy palëve vizituan edhe Shtëpinë e Shëndetit ku për së afërmi u informuam nga drejtoresha rreth gjendjes momentale të të infektuarëve nga Covid 19. Aktualisht, numri i të infektuarëve ka arritur në 154, kurse kanë ndrruar jetë 15.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch