Kabineti i kryetarit të komunës
INFORMATË
Komuna e Bujanocit me prioritet të partneritetit të mirëfilltë publiko-privat
Bashkëpunimi i komunës së Bujanocit me sektorin privat mbetet koncept i pashmangshëm dhe prioritar për zhvillimin e shoqërise tonë duke e pasur parasysh se është ky një potencial i pashfrytëzuar në masë të nevojshme.
Komuna jonë në dy vitet e fundit përkushtim të veçant po i kushton bashkëpunimit dhe partneritetit me sektorin privat, pa dallim, me të gjitha veprimtaritë legale të cilat janë të regjistruara.
Një vëmendje të posaçme i kemi kushtuar bashkëpunimit të sinqert dhe profesional edhe me mediumet elektronike dhe ato të shkruara të cilat ndodhen në pronësi private, duke qenë të hapur dhe maksiimalisht transparent ndaj tyre, për dy arsye.
E para duke respektuar veprimatrinë e tyre e cila është e pazëvendësueshme dhe shumë specifike për kontributin që jep për zhvillimin e një shoqërie moderne në trendeve botërore, dhe e dyta, duke pasur parasysh obligimin tonë që qytetarëve të komunës së Bujanocit por edhe më gjërë, përmës këtyre mediumeve, ti plasojmë informacionet për të gjitha aktivitet që kryen nga admnistrata lokale.
Poashtu është e nevojshme të potencojmë se komuna e Bujanocit është një ndër komunat e vetme të rajonit e cila i paguan të gjitha shërbimet që kryen nga mediumet private për nevojat e administratës lokale, ndërmarrjeve publike dhe të gjitha institucioneve tjera ku themelues është komuna.
Kjo arrihet sipas procedures ligjore duke nënshkruar kontrata bashkëpunimi me çdo medium veç e veç, edhe ate në nivel vjetor.
Përvojat tregojnë se një bashkëpunim të tillë çfarë e zbaton komuna e Bujanocit me mediumet private nuk e praktikojnë as komunat e rajonit të cilat disponojnë me buxhete shmë më të mdha se ky i yni.
Me këtë rast e informojmë opinionin e gjërë se edhe për këtë vit praktikojmë të njejtën gjë , duke i ofruar bashkëpunim gjitha mediumeve private, si atyre të shkruara ashtu dhe elektronike me një pagesë serioze krahasuar me rrethanat në të cilat funksionojmë si shoqëri, ku disa medium vetëm se kanë firmosur kontratat e tyre.
Megjithatë, disa mediume elektronike, veb portale për momentin po e refuzojnë ofertën tonë për firmosjen e marëveshjes për bashkëpunim, me pretekst se vlera finansiare e paraparë për ta nuk është e mjaftueshme.
Rasti më flagrant është me portalin “ Titulli “i cili mjetet finansiare të parapara për ta me vendimin e këshillit komunal po i cilëson si jo të mjaftueshme.
Ne si administratë komunale i bëjmë ftesë publike këtij mediumi, për të cilin poashtu kemi respekt dhe konsideratë të sinqert për punën e tyre që e bëjnë për informimin e shpejt dhe të drejt në interes të qytetarëve të komunës tonë por edhe më gjërë, që t’i nënshtrohemi procedurës për nënshkrimin e kontratës për bashkëpunim, gjithnjë duke u bazuar në mundësitë finansiare të cilat i lejon buxheti aktual i komunës tonë.
Poashtu , vlen ta përmendim se administrata lokala e komunës së Bujanocit nuk është e interesuar ta ndërpres bashkëpunimin me asnjë medium lokal, qoftë ai elektronik apo i shkruar, i vogël apo i madh.
Bujanoc : 20.03.2014
Shefi I kabineti te kryetarit te komunes
Arber Pajazitis