Home » Lajme, Vendore » KOMUNA E BUJANOCIT, NDIHMON REVISTËN “JEHONA”

KOMUNA E BUJANOCIT, NDIHMON REVISTËN “JEHONA”

JehonaPress logoRevista e pavarur për informim, kulturë dhe politikë “Jehona”, e vetmja e këtij lloji në hapësirat e Luginës së Preshevës, falënderon Këshillin Komunal të Bujanocit, e cila nga buxheti i saj ka ndarë mjete për funskionimin e këtij mediumi të shkruar.

Revista “Jehona”, përcjell nga afër zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, arsimore etj. në Komunën e Buajnocit, të cilat i prezanton në faqet e saj dhe ëebsajtin www.jehonapress.com.

“Jehona”, krahas përcjelljes dhe publicitetit të veprimtarive të institucioneve komunale, drejtorateve publike, shkollave etj, ajo ne faqet e saj u jep hapësirë edhe aktiviteteve të shoqërisë civile, mediumeve, sportit etj.

“Jehona”, dikur gëzonte një prestigj jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe në Kosovë, Maqedoni e diasporë. Ishte e vetmja revistë shqip, e cila botohej në Shkup e Prishtinë dhe shpërndahej gjithë andej viseve shqiptare.

“Jehona”, është revistë e pavarur, pa ngjyrime politike, me karakter informativ dhe merret me trajtimin e çështjeve politike, shoqërore dhe kulturore si dhe ka politikë të pavarur redaktuese.

“Jehona” edhe njëherë, falënderon Komunën e Bujanocit e cila duhet të merret si shembull edhe nga Presheva dhe Medvegja, ngase me ndihmën financiare të këtij mediumi të shkruar, ndihmohet informimi shqip në këtë rajon, njofton redaksia e revistës “Jehona”, Nexhmedin Saqipi, kryeredaktor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch