Home » Lajme, Vendore » Komuna e Bujanocit nis konkretizimin e çështjeve konkrete nga vizita e 27 shkurtit në Tiranë

Komuna e Bujanocit nis konkretizimin e çështjeve konkrete nga vizita e 27 shkurtit në Tiranë

Komuna e BujanocitBujanoci stema

Kabineti i kryetarit të komunës

      INFORMATË

 

Komuna e Bujanocit nis konkretizimin e çështjeve konkrete nga vizita e  27 shkurtit në Tiranë

 

Pas vizitës së kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi  me bashkëpunëtorë, më 27 shkurt të këtij viti,  në Tiranë, dhe takimeve me drejtuesit e ministrisë së ekonomisë dhe asaj të rinisë dhe mirëqenies sociale, si  rezultat i bisedave të zhvilluara kanë nisur të konkretizohen agjendat për çështjet konkrete.

Në këtë drejtim do të bëhet edhe hapi i parë, i cili do të përkojë me vzitën e një delegacioni prej nëntë anëtarëve nga komuna e Bujanocit në Tiranë.

Saktësisht, gjatë javës së ardhshme, nga tre përfaqësues të Zyres për të Rinj, Organizatës për persona me aftësi të kufizuara dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës, do të qëndrojnë në Ministrinë për Rini dhe Mirëqenie Sociale të Republikës së Shqipërisë, ku me drejtuesit e saj do t’i finalizojnë modalitetet e ndihmave që mund  të realizohen në një të ardhme të afërt.

Me qenë se, kryetari Arifi vetëm se kishte identifikuar  nevojat konkrete dhe permanente të këtyre kategorive, delegacionit të komunës së Bujanocit i mbetet që me përfaqësuesit e ministrisë të cilën e drejton Erion Veliaj, t’i konkretizojnë detajet dhe mënyrat e përfitimit të asistencës, qoftë ajo teknike apo materiale.

HIq më pak nuk është ngecur as me bashkëpunimin me Ministrinë e Ekonomisë të R. së Shqipërisë e cila udhëhiqet nga Arben Ahmetaj.

Komuna e Bujanocit dhe kjo ministri janë në fazën e fundit të përgatitjes së një Memorandumi të bashkëpunimit i cili do të rezultoj me organizimin e një forumi të madh të biznesit në Bujanoc me prezencën e afaristëve më eminentë nga Shqipëria, por edhe me lehtësirat e qarkullimit tregtar të  prodhuesve nga Bujanoci për plasimin e produkteve të tyre në Shqipëri.

Që pas kthimit nga vizita e 27 shkurtit në Tiranë, ekipet profesionale të administatës komunale të Bujanocit janë duke u marrë me modalitetet e konkretizimit të asistencës materiale dhe teknike  e cila do të pasojë nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, kabineti kryetarit  Arifi dhe Zyra Lokale për Zhvillim Ekomnomik gjatë tërë kësaj kohe, me drejtuesit e ministrive të sipërpërmenduara kanë qenë vazhdimisht në kontakte duke  këmbyer informacione dhe propozime për mënyrat sa më efikase të vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit, i cili mbi të gjitha ka karakterin vëllazërorë.

 Bujanoc: 14.03.2014

Kabineti i kryetarit të komunës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch