Home » Lajme, Vendore » Komuna e Bujanocit partnere në procesin e privatizimit

Komuna e Bujanocit partnere në procesin e privatizimit

Agjencioni për Privatizim i Republikës së Serbisë ka ftuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, që javën e ardhshme të marë pjesë në një takim pune, me qëllim të koordinimit të mëtutjeshëm të aktiviteteve të ndërmarrjeve të paprivatizuara dhe të patransformuara të cilat gjenden në territorin e kësaj komune.

Kryetarit Arifi, ftesa nga drejtori i këtij Agjencioni i’u është dërguar më 19 korrik, ndërsa në të veç të tjerash jepen edhe detaje për ndërrmarrjet në komunën e Bujanocit të cilat edhe më tej kanë statusin shoqërorë.

“ Ne edhe më herët kemi kërkuar që të kemi qasje në procesin e privatizimit kur janë në pyetje ndërmarrjet e komunës sonë, por Agjencioni për Privatizim nuk ka qenë i disponueshëm për një gjë të tillë “, është shprehur kryetari i komunës së Bujanocit, Ngaip Arifi.

“ Me qenë se tani kemi një moment të ri, me siguri se do të mobilizohemi skajshmërisht në mënyrë që të jemi tejet aktiv në bashkëpunimin me këtë agjencion ngase ka edhe shumë prona shoqërore të paprivatizuara e që janë pasuri e gjithë qytetarëve tanë “, ka thënë ndër të tjera kryetari Arifi.

Ky është rasti i parë prej se ka filluar procesi i  privatizimit në Serbi që kryetari  i komunës së Bujanocit të ftohet nga Agjencioni për Privatizim për t’u njoftuar me detajet dhe për të qenë partner i barabartë në rrjedhat e transformimit të pronës shoqërore në këtë komunë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch