Home » Lajme, Vendore » Komuna e Bujanocit përfiton mjete për hartimin e dokumentacioneve projektuese

Komuna e Bujanocit përfiton mjete për hartimin e dokumentacioneve projektuese

Kontrata Bu-1Komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot kontratën me Zyrën për Zhvillim të Qëndrueshëm të Trevave me Zhvillim të Ulët, pranë Qeverisë së Serbisë,  për ndarjen e mjeteve për hartimin e dokumentacioneve projektuese për vitin 2013.

 

Firmosjen e këtij dokumenti në emër të komunës së Bujanocit e ka bërë kryetari, Nagip Arifi, i cili këtë akt e ka cilësuar si një përfitim të dobishëm të administratës lokale në vazhdën e punës dhe aktiviteteve për siguriminn e mjeteve shtesë në drejtim të rrumbullaksimit të dokumentacioneve projektuese  që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës, sidomos në aspektin infrastrukturor.

“ Edhepse ka qenë një konkurrencë jashtëzakonisht e madhe komuna jonë ka arritur që në mesin e shumë aplikacioneve nga komunat tjera të përzgjidhet si fituese e këtij granti “, është shprehur kryetari Arifi, transmeton shërbimi për informim pranë kabinetit të tij.

Kontrata Bu-2Kontrata parasheh destinimin e mjeteve në pozicione të ndryshme për hartimin e dokumentacioneve me anë të së cilave do të bëhet i mundur konkurimi në sfera të llojllojshme dhe në instanca të ndyshme , qofshin ato shtetërore apo ndërkombëtare.

 

Administrata e Bujanocit shquhet për hartimin efikas të projekt programeve me anë të së cilëve janë siguruar donacione të shumta e që kanë  përfituar vendbanimet e ndryshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch