Home » Lajme, Vendore » Komuna e Preshevës bashkëpunim me Arkivin historik 31 Janari nga Vranja

Komuna e Preshevës bashkëpunim me Arkivin historik 31 Janari nga Vranja

Mëngjesin e sotëm kryetari i komunës Ragmi Mustafa ka pritur drejtoreshën e arkivit historik  31 janari nga Vranja Dragana Arsiq dhe bashkëpunëtoren e saj  Milena Jovanoviq.

Drejtoresha në fjalë ka shprehur gatishmëri  që të punoj  me të gjitha komunat  në territorin  e rrethit të Pçinjës, sepse arkivi historik në Vranjë i përket të gjitha komunave që  janë në këtë rreth.

Sipas kryetarit Mustafa komuna jonë ka shprehur  interesim  për bashkëpunim me arkivin  historik të Vranjës, pasi është në interes  të institucioneve dhe qytetarëve të komunës  së Preshevës.Gjithashtu komuna  Preshevës do ta mbështesë edhe projektin Testament,që ka të bëjë arkivimin e testamenteve të familjeve të caktuara në territorin e komunës së Preshevës.

Arkivi historik në Vranjë me projektin Testament e ka përkrahur Ministria e Kulturës e Republikës se Serbisë me ç’rast do te ndihmoje  që të ruaj gjithë atë qe është e shkruar ose në  tjetër mënyre e evidentuar nga e kaluara e çdo familje dhe ndodhive tjera,pasi  çdo dokument sjell dëshmi për ndonjë aktivitet autentik.

Arkivi në Vranjë ka kushte të mira që këtë pasuri ta ruaj  shumë sigurt nga shkatërrimi eventual apo harresa.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch