Home » Lajme, Vendore » Komuna e Preshevës dje mbajti zgjedhjet e parakoshme lokale

Komuna e Preshevës dje mbajti zgjedhjet e parakoshme lokale

Në këtë proces zgjedhor qytetarët e Preshevës treguan pjekuri e maturi të lartë qytetare e demokratike.  Nga 41. 968 qytetarë me të drejtë vote të drejtën e tyre qyetar e dhanë mbi 17.598 votues. Në këto zgjedhje lokale gjithesj garuan 7 parti politike, prej tyre 6 shqiptare dhe një serbe.

Nga rezultatet preliminare, Komisioni Komunal Zgjedhor e nxjerr,

Alternativën për Ndryshim (APN) me 6021 vota si parti e pare me 14 mandate,

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) si subjekt i dytë me 4173 vota me 9 mandate,

Partia për Veprim Demokratik (PVD) me 3368 votues si parti e tretë me 7 mandate,

Lëvizja për reforma (LR) del si subjekti i katërt në këto zgjedhje me 2545 votues me 5 mandate,

Unioni demokratik Shqiptar (UDSH) me 483 vota me 1 mandat dhe

Lista serbe me gjithsej 1222 vota me 2 mandate.

Në garë ka qenë edhe Alternativa Demokratike Shqiptare (ADSH), 441 vota që nuk jan mjaftueshme për së paku një këshilltarë në mandatin e ardhshëm të Kuvendit Komunal të Preshevës.

Komisioni Komunal Zgjedhor ka marrë vendim mbi vërtetimin dhe shpalljen e rezultateve preliminare të zgjedhjeve për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Preshevës të mbajtura më 28 mars 2021.

Partitë politike kanë të drejtë ankese deri 24 orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Sipas informacioneve në teren Vendvotimi nr. 24 në Bushtran dhe Vendvotimi nr. 16 në Caravajkë do të ripërsëriten për shkak të numrit më të madh të votave në kuti në krahasim me fletët e votimit të nënshkruara.

Vendimi i KKZ-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch