Home » Lajme, Shëndetësi, Vendore » Komuna e Preshevës: Imunizimi masiv i popullatës do të bëhet në objektin e Shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica”

Komuna e Preshevës: Imunizimi masiv i popullatës do të bëhet në objektin e Shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica”

Shtabi për situata të jashtëzakonshme mban mbledhjen e tij jo të rregullt

Në bazë të shkresës zyrtare të Ministrisë së për administratë shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale lidhur me formimin e Punktit për imunizim masiv të popullatës lokale, Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës të dielën më datë 17 janar 2021 me fillim në ora 12:00, mbajti mbledhjen e tij jo të rregullt. Pikat e rendit të ditës ishin:1.

Formimi i punktit për imunizim masiv të popullatës së Komunës së Preshevës kundër Covid-19 2. Të ndryshme Në bazë të kompetencave dhe kushteve të përcaktuara nga ana e Ministrisë, lidhur me formimin e Punktit për imunizim (vaksinim) masiv të popullatës, pas diskutimeve të anëtarëve të Shtabit, unanimisht si Punkt për imunizim masiv të popullatës së Komunës së Preshevës u caktua holli i objektit të Shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë, si lokacion adekuat dhe që i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e parapara nga ana e Ministrisë për ushtrimin e këtij organizimi.

Ky punkt do të imobilizohet dhe do të jetë i gatshëm për funksionim nga data 25 janar 2021.Sa për informim të qytetarëve, procesi i vaksinimit do të bëhet në faza dhe do të realizohet sipas grupeve të caktuara, si në vijim:I) stafi shëndetësorII) personat mbi moshën 75 vjeçareIII) personat në moshën 60 – 74 vjeçare (të sëmurët kronik), që janë të rrezikuarIV) të gjitha grupmoshat.

Përmes platformës online të eUprava, qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për vaksinim vullnetar, ku njëkohësisht e kanë mundësinë e përzgjedhjes së llojit të vaksinës, ja lidhjen përkatëse: https://imunizacija.euprava.gov.rs/#novaprijavaNga ana a e Shtëpisë së shëndetit tashmë janë formuar ekipet shëndetësore për mbarëvajtjen e procesit të imunizimit anti-Covid, ku pushteti lokal do të jetë mbështetës i tërë këtij procesi.Për çdo informatë lidhur më këtë çështje, qytetarët e komunës sonë do të njoftohen me kohë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch