Home » Lajme, Vendore » Komuna e Preshevës së shpejti hap kuzhinën popullore

Komuna e Preshevës së shpejti hap kuzhinën popullore

Sot në kabinetin e saj e para e komunës, znj.Ardita Sinani priti në takim sekretaren gjenerale të Kryqit të Kuq, znj.Vesna Milenkoviq.
Prezent në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të komunës së Preshevës.
Temë kryesore e këtij takimi shumë të rëndësishëm ishte fillimi i funksionimit të kuzhinës popullore, nevojë kjo jetike për shtresën më me nevojë, shtresën e njerëzve me kushte të vështira ekonomike.
Sekretarja e Kryqit të Kuq i shprehu mirënjohje të madhe kryetares Sinani për iniciativën e sinqertë dhe vullnetin e saj për përshpejtimin e procedurës për fillimin e funksionimit të kuzhinës popullore.
Znj. Sinani në këtë takim u zotua se do tē bëjë gjithçka është në kompetencë të pushtetit lokal që kuzhina popullore të fillojë funksionimin e saj në fillim të muajit korrik të këtij viti.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch