Home » Lajme, Vendore » Komunikatë e kompanisë Mediale “ Spektri “ – Kabllori edhe në shtëpinë tuaj

Komunikatë e kompanisë Mediale “ Spektri “ – Kabllori edhe në shtëpinë tuaj

Spektri fotoja 2014Kompania Mediale “ Spektri “ planifikon që shumë shpejt të nisë me kyçjen në rrjetin kabllor edhe të klientëve të interesuar në disa fshatra të komunës së Bujanocit.

Fushata e cila starton pas pak ditës mban titullin “ Kabllori edhe në shtëpinë tuaj “.

Në këtë drejtim, kjo kompani vetëm se u ka bërë thirje banorëve të fshatrave Turi, Lluçan dhe Nesalcë, për evidentim nëpër disa punkte të caktuara në këto vendbanime.

Kyçja e amvisërive do të fillojë në një afat shumë të shkurtër kohor, ndrësa në favor të kësaj shkojnë edhe kushtet e volitshme klimatike të cilat po mbretërojnë, gjë që lehtëson  edhe kryerjen e punëve në terren.

Kompania mediale Spektri ka paraparë që si kyçjen, ashtu edhe shfrytëzimin e rrjetit kabllor për klientët e këtyre fshatrave ta kryej falas, deri në momentin e instalimit edhe të rrjetit të internetit.

Meqë faza e parë e këtij projekti, në bazë të këtyre kushteve, është e limituar, u bëhet ftesë të interesuarve që sa më parë të evidentohen, në mënyrë që të jenë pikërisht ata shfrytëzues të kësaj oferte eksluzive.

Poqese kushtet atmosferike vazhdojnë të jenë të favorshme, rrjeti kabllor, në fazën e dytë, do të jetë i pranishëm edhe tek banorët e vendbanimeve më të largëta të komunës së Bujanocit.

Të gjitha fazat do të kryhen sipas standardeve më të përsosura teknologjike, kurse në dispozicion të shikuesve do të jetë një numër i lartë i kanaleve televizive, i kategorizuar sipas zhanreve të ndryshme dhe me një kualitet të lartë të fotografisë dhe zërit.

Ofertat e volitshme, përveç se janë pjesë e përcjelljes së trendeve në lëminë e telomunikacionit, përkojnë edhe me shënimin e 25 vjetorit të themelimit të ndërmarrjes “ Elhan komerc  “, si themeluese e kompanisë mediale “ Spektri “.

 

Bujanoc: 19.02.2014

Kompania Mediale “ Spektri “

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch