Home » Lajme, Vendore » Komunikatë për informim

Komunikatë për informim

Në mbledhjen e kryesisë së shoqatës “Vatra” të  mbajtur më 31.05. 2012, u rifreskua kryesia me anëtarë të rinj, e njëherit u zgjodh edhe kryetari i ri, të cilin pozicion pas vdekjes së themeluesit dhe kryetarit Nijazi Kadriu, e ushtronte  Mustafë Shaqiri. Me këtë rast Kryesia e ,,Vatrës”  falënderoi përzemërsisht z. Shaqiri për punën e bërë, dhe përkushtimin e treguar në mbrojtjen e interesave, gjegjësisht në senzibilizimin e problemeve të shumta që e preokupojnë popullatën e Kosovës Lindore, që jetojnë në Gjilan e më gjërë.
Po të njëjtën ditë, kryesia e “Vatrës” me vota të hapura, zgjodhi per kryetar të Shoqatës z. Sejdulla Kadriun, aktivist i kahershëm i qështjes kombëtare.

Z. Kadriu u lind më 15.08.1957 në fshatin Ramabuqë Komuna e Bujanocit.

Kryesia përbëhet prej 19 anëtarëve, e në kuadër të Shoqatës ,,Vatra” funksionon  edhe Forumi Rinor i përbërë nga 21 anëtarë, e shumë aktivis të tjerë, që e ndihmojnë shoqatën në aktivitete të ndryshme.

 

 

Gjilan, më 31.05.2012                                          Shoqata ,,Vatra”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch